Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak diskuton me nënsekretarin e Polonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar në Varshavë me nënsekretarin e shtetit të Polonisë, Marek Prawda. Lajçak ka bërë të ditur se në takimin me Prawda kanë diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në “X” emisari i BE-së ka shkruar se i është mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor. “Pata një takim të shkëlqyer me Nënsekretarin e Shtetit të Polonisë, Marek Prawda në Varshavë.

I dhashë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në rajon dhe një përditësim mbi gjendjen e lojës në Dialog. Mirënjohës për interesin e Polonisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona evropiane”, ka shkruar Lajçak.

Share This Article