• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Diaspora
NGA ËNDRRA PËR MODERATORE TEK MAJAT E KOMPANISË SË NJOHUR TË TELEKOMIT.

NGA ËNDRRA PËR MODERATORE TEK MAJAT E KOMPANISË SË NJOHUR TË TELEKOMIT.

by albnews
12 April, 2024
in Diaspora
0
69
VIEWS

✅FLORIJETA MULOLLI, KËSHILLTARE E PRESIDENTIT TË ERICSSON

Profili i vajzës nga Podujeva që ndikon në vendimmarjen e gjigandit suedez

Kur Brahim Mulolli dhe bashkëshortja e tij Hava, u larguan nga Shajkovci i Podujevës në vitet 90 së bashku me vajzën e tyre të mitur, Florijetën, nuk kishin si ta dinin se vajza e tyre do të ngjitej një ditë në majat e suksesit menaxherial në një nga kompanitë më serioze në botë të telekomit, Ericsson. Në fakt, Florijeta Mulolli , është realisht personazhi më i njohur për të cilën flitet më së shumti mes shqiptarëve në kyeqytetin suedez. Herën e fundit ajo doli publikisht në një aktivitet të shoqatës Jehona me rastin e ditës ndërkombëtare të grave, ndërsa vitin e kaluar u prezantua në një takim të ambasadës së Kosovës me biznesin. Me kaq pak të dhëna për Florijetën, caktova një takim me të dhe bashkë me mjeshtren e fotografisë Keti Sala , udhëtuam në Veri të qytetit për në selinë qendrore të Ericsson, ku Florijeta prej 4 vitesh punon si këshlltare kryesore e Presidentit të kompanisë me 100 mijë punonjës të shpërndarë në 180 vende të botës.

Florijeta është një vajzë e thjeshtë, e qeshur dhe me plot energji. Kështu që edhe Keti nuk e pati të vështirë të fiksojë me aparatin e vet momentet e para të bisedës. Zonjusha Mulolli tregon fillimisht për kujtimet e para të saj me Kosovën kur në moshën 6-7 vjeçe shkoi dhe takoi gjyshin e saj, Bajram Mulolli, i cili u vra pikërisht në ditën e clirimit të Kosovës. ”Nuk e harroj kurrë portretin e gjyshit kur e takova për herë të parë. Edhe pse fëmijë, e kuptova se ndodhesha aty ku më takon, në shtëpinë time dhe e rrethuar nga dashuria e njerëzve të mi”, kujton ajo me nostalgji. Lufta ishte jo vetëm tragjike por edhe një moment i vështirë për familjen e Brahim Mulollit, pasi mungesa e komunikimit e bënte edhe më të madh ankthin dhe frikën e së panjohures që mund të ndodhte. Florijeta thotë se rrinte me orë të tëra duke formuar numrin e familjes në Kosovë në një aparat telefonik në shtëpinë e tyre këtu në Suedi dhe rastësisht apo jo, Florijeta zgjodhi të studionte për inxhinieri, një degë që pas shkollës e lidhi direkt me një nga gjigandët e telekomit. ”Ka qenë një shoqe suedeze që më këshilloi të shkoja në këtë degë, pasi unë isha më e mirë në shkencat ekzakte”, shpjegon Florijeta arsyen përse u diplomua si inxhiniere. Edhe pse ëndrra e saj e fëmijërisë ishte që të bëhej moderatore e programeve televizive, vajza e Podujevës e pa veten që në vitet e shkollës në mjediset e Ericsson. Fillimisht me punësim sezonal veror dhe më pas me një program për talentet e reja, ku e përzgjedhur mes 35 personave nga e gjithë bota ka marrë pjesë në udhëheqjen e një projekti në Singapor. Karriera vazhdon më pas me zhvendosjen në selinë qendrore në Kista, Stockholm, në grupin e drejtuesve teknikë të projekteve dhe më pas në Gjermani për të ndihmuar me vendosjen e

rrjetit 5G. Ky angazhim bëri që ajo të fitonte në një konkurs të talenteve të reja ”Young Advisory Bord”, ku mes 1000 konkurentëve fitoi një nga 7 pozicionet për të formuar këtë bord, ku vazhdon edhe sot si këshilltare e Presidentit të kompanisë Ericsson.

Kur e pyes se çfarë angazhimesh ka në këtë rol, Florijeta mendohet pak dhe telegrafisht shprehet : ”Ndihmoj Presidentin që të drejtojë biznesin e tij, organizoj prezantime projektesh dhe mbedhje të bordit, zgjidh çështje të ndryshme të menaxhimit, caktoj dhe shpërndaj detyrat për sektorë të ndryshëm, jap orientime menaxheriale, hartoj strategji të drejtimit të kompanisë, udhëheq apo filtroj projekte ndërkombëtare që kanë lidhje me perspektivat e zhvillimit të biznesit tonë në rajone të ndryshme të botës dhe ndihmoj aty ku ka nevojë për ekspertizën time. Me një fjalë, gjithçka që ka lidhje me kompaninë në çdo cep të globit 😊”. Ky është një aktivitet i lodshëm, i përditshëm, orar pa orar, por që Florijeta thotë se ndihet e vlerësuar dhe për më tepër asaj i jep kënaqësi. ”Shefi im thotë se suksesi im qëndron në metodën analitike të shqyrtimit të fakteve. Unë besoj se studimi i kujdesshëm i numrave, të nxjerr gjithmonë në një përfundim të saktë”, thotë Florijeta. Ajo pohon se udhëtimet e shpeshta bëjnë të mundur që të krijohen ura të reja bashkëpunimi mes kulturave, të cilat ndihmojnë edhe në suksesin e biznesit dhe thekson se realisht janë vitet më të bukura të jetës së saj.

Por një jetë e tillë kaq e ngjeshur e ka shkëputur disi atë nga prindërit që jetojnë në Arvika, Värmland. Zonjusha Mulolli shkon sistematikisht në qytetin ku u rrit ndërsa familjarët e vet atje vijnë shpesh edhe në Stockholm ku Florijeta jeton bashkë me njërin vëlla dhe motrën. Ndërsa familja është gjëja më e shtrenjtë për të, Florijeta nuk i shkëput lidhjet as me Kosovën dhe Shqipërinë, ku ajo udhëton së paku çdo verë. Udhëtimet e përvitshme në Atdhe qysh kur ishte e vogël, por sidomos fakti se në familjen e saj gjithnjë është folur e kënduar shqip dhe gjithashtu malli për Kosovën dhe Shqipërinë, kanë ndikuar në atë që Florijeta të ruajë një shqipe të bukur. “Babai është marrë me shoqata dhe organizime kulturore dhe unë gjithnjë këndoja këngë të vjetra shqip, të cilat edhe sot i këndoj me shumë kënaqësi”, thotë Florijeta dhe tregon disa prej këngëve që asaj i pëlqejnë më shumë.

Të kalosh nga një temë në tjetrën me Florijetën, këshilltaren e Presidentit të Ericsson nuk është aspak e vështirë dhe ashtu sikurse biseda edhe koha ikën pa e kuptuar. Mesazhi i saj për të rinjtë dhe sidomos femrat është ky :”Kurrë mos u ndalni që të ndiqni ëndrrat tuaja. Kërkoni dhe gjeni dikë që iu frymëzon, dikë që ju keni dëshirë t’i ngjani. Kontaktojeni atë pa hezitim. Shfrytëzoni çdo mundësi për të marrë informacionin e nevojshëm dhe kurrë mos thoni se “kjo nuk është për mua, unë nuk e arrij dot”. Tako një mentor tëndin dhe krijoni së bashku mundësitë për të arritur qëllimet që keni. Nëse nuk guxoni nuk do të arrini atë që dëshironi”. Tek thotë këto fjalë, Florijeta duket sikur përlotet pak kur i kujtohet mami saj, Hava. “Mami ka qenë një frymëzim i përhershëm dhe mbështetje për ne fëmijët, sidomos ne vajzave, për të vazhduar shkollën e lartë dhe karrierën profesionale. Ajo nuk ka pasur mundësi të vazhdojë studimet si për shkak të pamundësive ekonomike por edhe për atë që shkolla konsiderohej më shumë për djemtë. Ndaj mami e ka zemrën plot sot kur ëndrrën e vet për t’u shkolluar e sheh të realizuar tek të gjithë fëmijët e saj, e sidomos vajzat”.

Kurse për qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë ajo këshillon që ashtu sikurse Kina psh që rikthen në vendin e vet të rinjtë e shkolluar duke i motivuar, ashtu duhet të bëjmë edhe ne me mërgatën. Kur e pyes në fund se cila është tashmë ëndrra jote ajo shprehet : “Sot ëndërroj të bëhem një grua që drejton një kompani të rëndësishme suedeze, të ushtroj influencë në kompanitë e ndryshme ekonomike dhe ato të biznesit”.

Ndahem me Florijetën me këtë dëshirë të saj, ndërkohë që vajza dhe gra shqiptare të suksesshme në menaxhim dhe në fusha të tjera ka plot në Suedi dhe kjo është një arsye që ne si shqiptarë të ndihemi krenarë për këtë përfaqësim dinjitoz të kombit tonë.

Stockholm, 10 prill 2024

Bisedoi: Arben Vata

Fotografia: Keti Sala

+18

All reactions:

9292

Previous Post

Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare

Next Post

Horoskopi ditor, 13 prill 2024

albnews

albnews

Related Posts

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar
Diaspora

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar

1 June, 2025
Ana e errët e diasporës shqiptare: Çka po ndodh në qytetin Brugg të Zvicrës?
Diaspora

Ana e errët e diasporës shqiptare: Çka po ndodh në qytetin Brugg të Zvicrës?

27 May, 2025
Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike të organizuara, por i zmbrapsëm
Albania

Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike të organizuara, por i zmbrapsëm

22 May, 2025
Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 11 prill 2024

Horoskopi ditor, 13 prill 2024

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025
Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2443 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM