Nga beteja e madhe e natës, kur Irani sulmoi Izraelin, mund të lindë embrioni i një ideje krejt të ndryshme mbi Lindjen e Mesme. Si dhe të një paradigme krejt të ndryshme të sigurisë globale.
Sepse, Izraeli ia doli që të ndalte furinë e raketave iraniane, jo vetëm prej mbrojtjes së vet hapësinore. E bëri mbi të gjitha falë aleancës me vendet sunnite, e ndërmjetësuar prej SHBA.
Ia doli falë marrëveshjes së quajtur Mead (Middle East Air Defence), një marrëveshje top secret, e cila bashkon informacionet e radarëve, si dhe koordinon goditjet e baterive tokë-ajër të shumë vendeve arabe.
Natën e gjatë të dronëve, bota u bë dëshmitare e fuqisë së një koalicioni. Izraeli, bashkë me SHBA dhe disa vende sunnite, u mbrojtën në një mënyrë që nuk ka precedentë.
Ky koalicion i paprecedentë ka kapërcyer një provë zjarri të jashtëzakonshme, dhe tani po bëhet pikë referimi për skenarët e ardhshëm: një model tjetër për marrëdhëniet mes Izraelit dhe monarkive të Gjirit.
Aleanca mes Moskës dhe Teheranit, që u shpërfaq në luftën e Ukrainës po bën që të rritet shumë në cilës armatimi i Iranit, edhe falë ardhjes së armatimeve ruse të gjeneratës së fundit.
Mbështetja financiare e Kinës dhe armët e furnizuara nga Rusia kanë shtuar frikën se Irani mund të shfrytëzojë momentin për të shtuar goditjet kundër armiqve të vjetër sunitë.
Dhe pamjet e raketave që ndezën qiejt e Amanit, Bagdadit dhe Beirutit, kanë shkaktuar frikë në të gjitha kryeqytetet e rajonit, për atë që mund të bëjë Irani.
Nuk janë trembur vetëm Izraelitët. Prania e interceptorëve francezë dhe britanikë në betejën e natës, është dëshmi se frika është përhapur edhe në Evropë.
Ja pra, që krejt papritur një betejë e tillë ka ndryshuar të gjithë ekuilibrat e forcës në rajon dhe jo vetëm. Pjesa më e madhe e botës është bashkuar tashmë, duke identifikuar rrezikun e madh: Iranin. / bota.al