Skema “Ruanda” për emigrantët e jashtëligjshëm ka tensionuar marrëdhëniet mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe. Autoritet irlandeze thonë se po shohin një fluks azilkërkuesish që vijnë, sepse ata kanë frikë se mos dërgohen në Ruandë. Megjithatë, autoritetet britanike bëjnë të qartë se nuk do t’i marrin mbrapsht emigrantët e jashtligjshëm nëse BE-ja nuk ndryshon qëndrimin e saj për kthimin e emigrantëve në Francë.
Për të zgjidhur këto tensione do të zhvillohen bisedimet midis Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe ministrit irlandez të drejtësisë.
Pala irlandeze bën me dije se 80% e azilkërkuesve të fundit kanë ardhur nga Irlanda e Veriut. Kryeministri Rishi Sunak ka argumentuar se çdo rritje e fluksit të njerëzve në Irlandë tregon se politika e azilit të Ruandës tashmë po funksionon si një pengesë.
Sipas politikës së Ruandës, kushdo që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht do të largohet në vendin e Afrikës Lindore dhe do t’i jepet mundësia për të kërkuar azil atje.