Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital.
Siç raporton AlsatM, të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë, ndërkohë që në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar gjithsejtë 33 persona.
Para spitalit “8 Shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve. Aksidenti ndodhi sot në ora 17:00 në autostradën Tetovë-Shkup, ku përshkaqe ende të panjohura autobusi kaloi në kahun tjetër të rrugës dhe u rrokullis.