ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kundër “Mini-Schengenit” nëse aty s’është edhe Kosova

albnews by albnews
24 December, 2019
in Maqedonia
0
Mbledhja e ardhshme në Durrës! Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaev dhe Vucic
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nisma e “Mini-Schengenit” ballkanik sërish ka nxjerrë në sipërfaqe dallimet mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat mbështesin nismat rajonale, por jo pa pjesëmarrjen në këtë nismë të të gjitha shteteve të rajonit.

Kryeministri Zaev, të martën i ka bërë thirrje partive politike shqiptare që publikisht të tregojnë se çfarë u pengon nga nisma për “Mini-Schengenin” ballkanik, që të mund të japë vlerësimin e tij për këtë nismë, të cilën e vlerëson në funksion të qytetarëve të shteteve të rajonit.

“Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të tregojnë se çfarë i shqetëson lidhur me marrëveshjet e ‘Mini-Schengenit’ dhe unë jam gati të them se pse ato janë nënshkruar. Ato duhet të thonë se pse janë kundër, çfarë u pengon? Të tregojnë se a janë ata kundër uljes së taksave, a kundër kolonave të gjata në vendkalimet doganore … A janë ata kundër heqjes së vizave në tregun e punës në rastet kur një turist ka hyrë tashmë në një prej shteteve anëtare të nismës së ‘Mini-Schengenit’?”, u shpreh Zaev.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Ai tha se i gjithë rajoni është i interesuar për iniciativën dhe se kjo sipas tij u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Zaevi tha se Kosova gjithashtu mund t’i bashkohet iniciativës, por Kosova dëshiron të ftohet si një shtet më vete, e cila nga ana tjetër është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbisë, ku vendet e tjera nuk mund të ndërhyjnë.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut pa përjashtim kanë dalë kundër kësaj nisme pikërisht për shkak të mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë nismë, pa u njohur pavarësia e saj nga Serbia.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, kanë thënë se “nisma nuk do të jetë e suksesshme pa përfshirjen e të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nisma të përfshihet në kornizat e iniciativave evropiane rajonale si dhe në këto takime të ketë prani të BE-së dhe SHBA-së”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result