Lidhja Socialdemokrate (LSDM) dhe lideri i saj dhe kryeministri aktual Zoran Zaev janë më të famshmit mes qytetarëve, tregon anketa më e re e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Institutit për demokraci “Societes civilis” – Shkup (IDSCSH) në vigjilje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që duhet të mbahen në prill të vitit 2020.
Në pyetjen “nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, për cilën parti politike do të votonin”, 22,1 për qind e të anketuarve ja në prononcuar për LSDM-në qeveritare, e çka partia ka udhëheqje të butë para VMRO-DPMNE-së opozitare, për të cilën kanë thënë se do të votojnë 20,4 për qind e të anketuarve.
Në vend të tretë është BDI-ja me rejting prej 6,6 para Aleancës për Shqiptarët me 2,6 për qind, E Majta me 1,7 BESA me 1,5 për qind, PDSH-ja me 0,9 për qind dhe Alternativa me 0,8 për qind. Dy për qind e të anketuarve në hulumtim kanë deklaruar se do të përgjigjem për ndonjë parti tjetër.
Gjithsej 13,8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e dinë se për kë do të votojnë 12,6 për qind kanë thënë se nuk do të dalin në votim, 2,8 për qind se do ta prishin fletëvotimin, ndërsa 12,2 për qind kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen.
Shikuar përmes prizmës së përkatësisë etnike, VMRO-DPMNE është partia me mbështetje më të madhe mes maqedonasve (27.9 përqind), përpara LSDM-së, për të cilën janë prononcuar 24,3 për qind e të anketuarve nga ky grup etnik. BDI është partia më e popullarizuar në mesin e shqiptarëve (30,3 përqind), përpara LSDM-së (13,6 për qind), Aleancës për Shqiptarët (11,8 përqind) dhe BESË-s (7,1 për qind).
Kur bëhet fjalë për popullaritetin e politikanëve, besim më të madh mes të anketuarve nga 18,4 për qind gëzon kryeministri Zoran Zaev, para liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilës më shumë i besojnë 14,2 për qind e të anketuarve.
Pas tyre pasojnë lideri i BDI-së Ali Ahmeti me rejting prej 6,9 për qind dhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, tek i cili më shumë besim kanë 4,2 për qind e të anketuarve. Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zojadin Slea më shumë i besojnë 2,3 për qind e të anketuarve, ndërsa të gjithë politikanët e tjerë kanë rejting më të vogël se një për qind.
Madje 41,3 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë besim tek asnjë politikan, 5,5 për qind kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje, ndërsa tre për qind janë përgjigjur me nuk e di.
Analizuar në bazë etnike, maqedonasit besim më të madh kanë në Mickovskin (19,3 për qind), pas të cilit beson kryeministri Zaev për të cilin janë prononcuar 17 për qind e të anketuarve pjesëtarë të këtij nacionaliteti. mes, shqiptarëve, rejting më të madh ka Ahmeti (31,8 për qind), para Zaevit (13,7 për qind) dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Sela (10,4 për qind).
Madje 45,5 për qind e maqedonasve konsiderojnë se asnjë politikan nuk e meriton besimin e tyre, ndërsa me qëndrim të tillë janë 23,4 për qind e shqiptarëve etnikë.
Shumica e të anketuarve ose 64,5 për qind janë përgjigjur se Qeveria aktuale nuk i ka plotësuar pritjet e tyre, me ç’rast 53,9 për qind e tyre mendojnë se ajo nuk meriton të rizgjedhet në prill, por nga ana tjetër 58, 7 për qind mendojnë se as VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk meriton ta udhëheq Qeverinë e ardhshme.
Të dhënat për hulumtimin janë grumbulluar me sondazh terreni në periudhën nga 15 nëntori deri më 1 dhjetor të vitit 2019, në ekzemplar kombëtar reprezentativ prej 1.000 të anketuarve, ndërsa e ka zbatuar agjencia “M-prospekt”.