Kate Middleton “e emocionuar” për fazën tjetër të projektit të saj, por nuk sinjalizon një kthim në punë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Puna “emocionuese” e Kate Middleton vazhdon mes trajtimit të saj për kancerin.

Nisma e Princeshës së Uellsit për të inkurajuar bizneset që të krijojnë kushtet e duhura për të ndihmuar prindërit dhe fëmijët e tyre është duke hedhur një hap tjetër përpara.

Taskforca e Biznesit të Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme ka publikuar një raport të ri që paraqet rastin për prioritizimin e fëmijërisë së hershme dhe veprimet e para që duhet të ndërmerren si rezultat i punës Middleton.

Princesha Kate, ka qenë jashtë syve të publikut që kur ajo njoftoi trajtimin e saj të kancerit në një video-mesazh emocionues në mars.

Të afërmit e saj theksojnë se ky njoftim i fundit i ekipit të saj nuk është sinjal i rikthimit në punë, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Kate, e cila “po shkon mirë”, sipas bashkëshortit të saj, Princit William, në një koment të bërë në fillim të këtij muaji – nuk pritet të kthehet në punë derisa t’i jepet plotësisht drita jeshile për ta bërë këtë nga ekipi i saj mjekësor.

Princesha Kate filloi punën e grupit të saj të biznesit marsin e kaluar.

Ajo ka folur shpesh ka folur për mënyrën sesi fëmijëria e hershme mund të jetë rrënja e një shoqërie më të lumtur dhe më të shëndetshme – dhe kjo përfshin një vend pune më të fortë dhe të pajisur mirë.

Vitin e kaluar, ajo nisi Task Forcën e Biznesit “për të krijuar një urë kyçe” midis komunitetit shkencor dhe bizneseve, duke i inkurajuar ato biznese të mëdha dhe të vogla që të ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve ndaj fëmijërisë së hershme.

Kjo ëhtë pjesë e fushatës së saj të vazhdueshme, më të gjerë “Shaping Us”, e cila synon të edukojë njerëzit për rëndësinë e pesë viteve të para të jetës së një fëmije.

Share This Article