ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Izraeli gati të krijojë Gjykatën Speciale për autorët e sulmit të 7 Tetorit 53 seconds ago
Ekzekutoi me breshëri plumbash biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Kamber Sulçaj 3 minutes ago
Berisha tregon ‘prapaskenat’: Ramën e detyruan që të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së 16 minutes ago
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës 18 minutes ago
BKH kontrolle edhe në shtëpinë e ish-gjeneralit dhe ish-deputetit të PS Kollçaku 23 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rusët bombardojnë supermarketin e mbushur plot në Kharkiv, vriten 11 persona

albnews by albnews
26 May, 2024
in Bota
0
Rusët bombardojnë supermarketin e mbushur plot në Kharkiv, vriten 11 persona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse goditën një supermarket në qytetin verior të Ukrainës, Kharkiv me dy bomba rrëshqitëse, thonë zyrtarët lokalë.

Një zjarr i madh mund të shihej në supermarketin Epicentr K në periferi të qytetit.

RelatedPosts

Izraeli gati të krijojë Gjykatën Speciale për autorët e sulmit të 7 Tetorit

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, pret dënimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbi 200 persona mund të kishin qenë brenda supermarketit kur u sulmua.

Të dielën, guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se numri i të vdekurve kishte shkuar në 11.

Më herët ai kishte thënë se gjashtë persona “vdiqën në vend”, 40 të tjerë u plagosën dhe 16 persona mbetën të zhdukur.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov tha: “Një numër i madh njerëzish janë të zhdukur. Ky është terrorizëm i pastër.”

Presidenti Zelensky shtoi: “Kjo goditje në Kharkiv është një tjetër manifestim i çmendurisë ruse.

“Vetëm të çmendurit si [presidenti rus Vladimir] Putin janë të aftë të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në këtë mënyrë.”

Një sulm i dytë në qendër të Kharkiv më vonë të shtunën plagosi tetë persona, sipas Terekhov.

Sulmi nxjerr në pah ankthin që ndiejnë ukrainasit për mungesën e mbrojtjes ajrore të përshtatshme.

Zelensky përsëriti se Ukraina duhej të ishte në gjendje të mbrohej dhe kishte nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë.

Sulmi pasoi një samit në Itali ku ministrat e financave të G7 mbështetën idenë e përdorimit të fitimeve nga asetet e ngrira ruse për financim.

Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen tha se kishte mbështetje të gjerë për këtë idenë.

Sipas një propozimi amerikan, G7 dhe aleatët e saj do të përdorin asetet e ngrira ruse të mbajtura në bankat perëndimore si kolateral për një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin. Ideja do të diskutohet më tej muajin e ardhshëm.

Rusia ka kërcënuar se do të hakmerret.

Sulmi i fundit në Kharkiv është një tjetër shenjë e besimit në rritje të Moskës. Forcat e saj duket se po përfitojnë nga një dritare mundësie për të shtyrë avantazhin e tyre, ndërkohë që Ukraina pret që armët e tjera perëndimore të mbërrijnë në front.

Bombat rrëshqitëse të tipit të përdorur në sulm janë ndërtuar duke shtuar krahë të palosshëm dhe navigim satelitor në bombat e vjetra sovjetike. Ato janë të lira, por shkatërruese.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 3,000 bomba të tilla u hodhën në vend vetëm në mars.

Qendra për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) tha në një raport të fundit se ato ishin vendimtare në kapjen e qytetit Avdiivka në shkurt.

Image
Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Izraeli gati të krijojë Gjykatën Speciale për autorët e sulmit të 7 Tetorit

Izraeli gati të krijojë Gjykatën Speciale për autorët e sulmit të 7 Tetorit

16 October, 2025
Ekzekutoi me breshëri plumbash biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Kamber Sulçaj

Ekzekutoi me breshëri plumbash biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori Kamber Sulçaj

16 October, 2025
Berisha tregon ‘prapaskenat’: Ramën e detyruan që të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së

Berisha tregon ‘prapaskenat’: Ramën e detyruan që të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së

16 October, 2025
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result