“Jam thirrur për padinë e rreme që ka bërë Veliaj me suflerët e tij”, kështu ka deklaruar deputetja e PL Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK.
Ajo tha se u pyet për rreth 6 orë në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin pasuror ndaj saj.
“Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të dhënave të mia, ballafaquam gjërat për akuzat që kanë ngritur. Ajo që dua të theksoj është se lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije duke marë përgjegjësitë e mia si qytetare, si deputete, si bashkëshorte, si nënë.”
Kryemadhi mohoi të ketë ndonjë akuzë të ngritur ndaj saj.
Monika Kryemadhi: Akuzë? Asnjë akuzë?! Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike që flasin nëpër televizione janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike meqënëse e keni me dëshirë të madhe. Çdo grua që mirëmbahet, nuk është ndërhyrje estetike. Nga ana tjetër, të gjitha gjërat e tjetra janë të faktuara.
Sipas deputetes, kryebashkiaku i Tiranës ka paditur atë, nënën dhe 3 fëmijët e saj.
“Padia nga dy ushtarët, është paditur mamaja, vëllai dhe të tre fëmijët e mi. Po ta mbajnë mo, ka vetëm gjëra të bukura në celularin tim. Ka fjalë të mira.”
Të gjitha aludimeve lidhur me ndërhyrje të mundshme estetike, iu përgjigj kështu:
“S’kam ndonjë prerje estetike. Botox patjetër kam bërë si gjithë gratë dhe burrat.”
Theksoi se në qëndrimin e saj ndaj SPAK apo sistemit të drejtësisë, ka qasje tjetër nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
“Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate për reformën në drejtësi, nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku jetojmë e punojmë. Jam një nga deputetet e pakta që kam dorëzuar 6 dosje në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës.”