Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, të cilën e fituan gjeorgjianët me rezultat 2-0, u pa një skenë e tmerrshme.
Një fans ka dashur një foto apo nënshkrim të portugezi, aq sa në një moment ka arritur t’i shpëtojë sigurimit dhe të ngjitet në majë të tunelit.
Tifozi në fjalë u hodh drejt Ronaldos, por ndërhynë rojet dhe ai ra në thellësi të tunelit.
Vetë Ronaldo nuk mund ta besonte atë që po ndodhte dhe u ndal në vend me mosbesim dhe vështrimi i tij thoshte mjaftueshëm që nuk ishte aspak rehat.
Ende nuk dihet nëse djali që u hodh në drejtim të tij përfundoi duke u lënduar pasi u rrëzua nga një lartësi mjaft e madhe.