Zgjedhjet e përgjithshme britanike të 4 korrikut kanë mbaruar përpara se ato te fillojnë.
Mundësia më e madhe është që Laburistët e opozitës së qendrës së majtë të fitojnë një mandat që do jetë i jashtëzakonshëm, por edhe i brishtë njëkohësisht, një lloj kështjellë rërë elektorale.
Tensionet e kahershme te votuesve britanik, si pakënaqësia rreth dështimit spektakolar të Brexitit, kostoja e jetesës, nivelet e larta te emigracionit, pritet të jenë vendimtare. Konservatoret ndodhen në pushtet prej 14 vjetësh, dhe britnaikët kanë humbur mbi 10 mije sterlina ose rrogën e 15 javëve pune, bazuar në krahahsimet e trendeve të rritjes ekonomike te para vitit 2010.
Të gjitha këto, nen disa prej qeverive më të çuditshme, më të paafta dhe ndoshta me qesharake, qe ulen ne nivele te padëshmuara reputacionin ndërkombëtar të një prej demokracive me te suksesshme perëndimore. Zgjedhjet e së enjtes pritet të jenë përzgjedhja më e rëndësishme e britanikëve pas referendumit te Brexit, në 2016-ën, apo edhe një korrigjim deri diku i tij. Laburistët e drejtuar nga një ish avokat i te drejtave të njeriut i kthyer ne ish-Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë, si Sir Keir Starmer, nëse do fitojnë një “supermaxhorancë”, me të madhe se ajo e Toni Bler në 1997-en do u konsiderohet një formë suksesi, me 484 vota krahasuar me 418 te fituara nga Toni Bler.
Sondazhet një ditë para zgjedhjeve tregojnë se konservatoret e drejtuara nga Rishi Sunak, një njeri që është më i pasur se Mbreti Charles, mund të marrin rreth 64 vende në parlament, ç’ka do jetë humbja më e madhe e tyre ne dy shekujt e fundit, që nga vitin 1834. Ndërsa partia e Brexit, me emrin Reforma, mund të marrë shtatë vende.
Gjithsesi në këto zgjedhje ka një risi; një shqiptare, për herë të parë konkurron për deputete për konservatoret, Sara Gezdari, edhe pse më pak shanse për sukses, më shumë për shkak të partisë ku aderon dhe konkurron.
Në të gdhirë të 5 korrikut, lajm nuk do jetë nëse Laburistët do fitojnë thelle, por nëse konservatoret do vazhdojnë të drejtojnë pas 14 vjetësh Britaninë, qe as ata vete nuk e besojnë, dhe po luftojnë me shume, jo për shmangien e humbjes, por thellësisë së saj.