Faqja e internetit e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, këtë mëngjes (me orën amerikane) publikoi një fotografi të tij me gjak në fytyrë duke u bërë thirrje mbështetësve që të dhurojnë donacione për fushatën e tij dhe të bashkohen në një frymë uniteti dhe paqeje pas incidentit të të shtunës.
Faqja ridrejton donatorët e mundshëm në një faqe në platformën për mbledhjen e fondeve WinRed që tregon një foto bardhë e zi të bërë nga një fotograf i Associated Press që Trump e ka quajtur ikonike.
Ajo tregon vijën e gjakut në fytyrën e kandidatit republikan dhe grushtin e tij të ngritur në kundërshtim pasi një plumb kaloi në pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë gjatë një mitingu fushatës në Pensilvani.
Fotoja ka si mbishkrimim fjalët “MOS KINI FRIKË ” me shkronja të mëdha.
Faqja përmban gjithashtu nënshkrimin e Trump dhe u jep vizitorëve të faqes së internetit opsione për të dhuruar shuma të ndryshme.
Në një intervistë të publikuar mbrëmë vonë, të dielën, për Neë York Post, Trump foli për fotot që e shfaqnin atë menjëherë pas të shtënave, përfshirë atë të postuar në faqen e tij të fushatës.
“Shumë thonë se është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë”, tha Trump. “Ata kanë të drejtë dhe unë nuk kam vdekur. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një foto ikonike”.
Trump u qëllua nga një 20-vjeçar me një pushkë gjysmë automatike të shtunën në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani.