Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në një aktivitet në Shkodër. Nga Shkodra, Rama tregoi disa prej projekteve të reja në vend. Pas këtyre projekteve, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën dhe jugun e vendit do të shkurtohet ndeshëm.
Rama: Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territor që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë, të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën.
Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë.