Miliarderi Elon Musk ka pranuar ftesën e presidentit të diskutueshëm të Venezuelës, Nicolas Maduro, për “një ndeshje” në televizionin kombëtar.
Politikani i rizgjedhur së fundmi, i cili përballet me akuzat për mashtrim në zgjedhje, e sulmoi Musk në një fjalim plot zemërim, duke e quajtur “armikun e tij të parë”.
“Rrjetet sociale krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri, i famshëm Elon Musk”, tha Maduro.
“Doni të luftoni? Le ta bëjmë. Elon Musk, jam gati. Unë nuk kam frikë nga ju. Le të luftojmë ku të duash”, shtoi ai.
Komentet e Maduros u bënë shpejt virale, me disa llogari në X që etiketonin Musk në klip dhe pyesnin nëse ai do t’i përgjigjej sfidës së Maduros.