LSDM pranon kandidatin e VMRO-DPMNE-së për ministër të Brendshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alsat mëson nga burimet e tij se kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja.

“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja.

Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës.

Share This Article