Nga afro një mijë ndërtime pa leje, më shumë se 409 janë në zonën e mbrojtur të Ohrit. UNESCO, ka kërkuar rrënimin e tyre, porse kërkesa ende nuk është përmbushur.
Më 27 janar në Ohër do të qëndrojë misioni mbikëqyrës nga grupi i ekspertizës së UNESCO-s, i cili do të vlerësojë punën e bërë në këtë periudhë.
Në planin për zbatimin e rekomandimeve të UNESCOS është edhe mbyllja e deponisë në Bukovë, ndërtimi i stacionit për pastrim të deponive të egra deri në fund të këtij vitit.
Organizatat Joqeveritare kanën kritikuar autoritetet se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, teksa kanë mbetur një muaj afat për t’u plotësuar rekomandimet e UNESCO-s. /portalb.mk/