Connect with us

Show - Biz

Liga e Kombeve dhe Botërori, FSHF prezanton fanellat e reja të kuqezinjve

Published

on

Jo vetëm risi në listën e Silvinjos për Shqipërinë post-Euro2024. Fushata e re në Nations League ka nisur me jo pak surpriza sa i përket të përzgjedhurve të brazilianit, ndërsa FSHF ka menduar t’i japë një tjetër temp kësaj eksperience me fanellat e reja të djemve kuqezi.

Në bashkëpunim me sponsorin Macron, qeveria shqiptare e futbollit ka prezantuar modelet e reja, duke treguar se janë ruajtur tre ngjyrat tradicionale, e kuqja, e bardha dhe e zeza për fanellën e tretë.

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar uniformat e reja që do të veshin Shqiponjat në ndeshjet e radhës ndërkombëtare. Kombëtarja shqiptare vjen nga një Kampionat Europian “Gjermani 2024”, ku tregoi se është një skuadër e fortë, e aftë për të vënë në vështirësi kundërshtarë të niveleve më të larta si Italia, Kroacia (në atë barazim 2-2) dhe Spanja, që më pas do të shpallej Kampione e Europës, në një sfidë ku djemtë e Silvinjos luftuan deri në fund, duke u mundur me rezultat minimal. Eksperienca e Euro 2024 përfaqëson një përvojë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që është e vetëdijshme se është një ekip që mund të arrijë objektiva të rëndësishëm.

Akti i parë i edicionit të ardhshëm që premton emocione të mëdha është prezantimi i uniformave të reja të lojës që ekipet kombëtare të shqiponjës dykrenore do të mbajnë veshur në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare në UEFA Nations League. Fanellat përfaqësojnë identitetin e kësaj skuadre dhe lidhjen e fortë me traditën dhe kulturën e vendit ballkanik. Ngjyrat, simbolet dhe referencat artistike i bëjnë unike bluzat e krijuara nga Macron, partner teknik i FSHF-së që prej vitit 2016.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale (ngjyrën e flamurit shqiptar) me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë. Karakteristika grafike që bën dallimin në këtë fanellë është e stampuar në pjesën e përparme, me një dizajn tipik të kulturës shqiptare, veçanërisht e përdorur në veshjet tradicionale, në sixhade dhe stolitë e tjera në përgjithësi, alternohet me dizajnin e shqiponjës me dy koka. Pjesa e brendshme pas qafës është e personalizuar me një etiketë me sfond të kuq me detaje të grafikës së pranishme në fanellë, shkrimin FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT, logon e Macron dhe shkrimin ‘Designed in Bologna’ që vërteton se çdo veshje është ideuar, projektuar dhe zhvilluar në “Macron Campus”. Në gjoks, në të djathtë është stampa e zezë prej silikoni, Macron Hero, dhe në të majtë është logoja e FSHF-së.

Në fund të fanellës nga brenda është vendosur përsëri një shirit me shkrimin e ndarë nga dizajni i shqiponjës “Ti Shqipëri, më jep nder”, një frazë e kthyer në slogan të Shqipërisë, e marrë nga poezia e poetit të njohur Naim Frashëri. Në shpinë, në pjesën e jashtme të kornizës së qafës, me të zezë është stampuar shkrimi SHQIPËRI (Albania), që përsëritet me grafikë të stampuar dhe në fund të fanellës. Pantallonat janë në ngjyrë të zezë, me logon Macron Hero në shiritet anësore. Edhe çorapet janë në ngjyrë të zezë, me dy shirita horizontalë lart në ngjyrë të kuqe, e njëjta ngjyrë me logon Macron Hero të vendosu mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri mbi pulpë.

Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse. Kroniza e qafës, shiriti i personalizuar në pjesën e poshtme të fanellës nga brenda, detajet në pjesën e pasme të qafës dhe shkrimi në pjesën e poshtme të fanellës nga prapa janë identike me versionin e fanellës së parë. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me shirita të zinj, dhe logon Macron Hero në anësore. Çorapet e bardha kanë në pjesën e sipërme dy shirita të kuq e të zi dhe shpalosin logo Macron Hero dhe shkrimin Shqipëri në ngjyrë të zezë, përkatësisht sipër kaviljes dhe në pulpë.

Së fundi, fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare. Logon e Macron Hero në gjoks është në ngjyrë të kuqe, ashtu si logoja e FSHF e vendosur në të majtë. Kompleti plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza me logon Macron Hero në ngjyrë të kuqe në anë dhe çorape të zeza, këto të fundit me një vijë horizontale të dyfishtë të kuqe në pjesën e sipërme. Logo Macron Hero mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri në pulpë janë gjithashtu të kuqe

Si të gjitha veshjet e realizuar nga Macron, edhe ato të Kombëtares shqiptare janë prodhuar në Eco Fabric, një veshje 100% poliestër e ardhur nga riciklimi i plastikës pas konsumit. Më specifikisht, pëlhura e përdorur është Eco-Light Sirena dhe prania e panelit të pasmë në Eco Micromesh dhe përbërjet në Eco Mesh sigurojnë që veshja të jetë e lehtë dhe me ajrosje. Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare mund t’i gjeni në dyqanin online në faqen e FSHF dhe faqen zyrtare të Macron. 

Continue Reading
Advertisement

Kina

BYD i Kinës tejkalon Teslën si shitësi më i madh i automjeteve elektrike në botë

Published

on

By

BYD e Kinës ka tejkaluar Teslën e Elon Musk si shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike (EV), duke shënuar herën e parë që ka tejkaluar rivalin e saj amerikan në shitjet vjetore.

Shitjet e makinave Tesla ranë me gati 9% në vitin 2025 në 1.64 milion automjete të shitura në të gjithë botën, tha prodhuesi i makinave të premten – viti i dytë radhazi i rënies së dërgesave të makinave.

Këto shifra e renditën Teslën pas BYD, e cila tha të enjten se shitjet e makinave të saj me bateri u rritën vitin e kaluar me pothuajse 28% në më shumë se 2.25 milionë.

Firma amerikane është përballur me një vit të vështirë me një pritje të përziera ndaj ofertave të reja , shqetësim për aktivitetet politike të Musk dhe konkurrencë në rritje nga rivalët kinezë.

Shitjet e makinave të Teslës ranë me 16% gjatë tre muajve të fundit të vitit 2025. Rënia ishte pjesërisht për shkak të shfuqizimit të një subvencioni qeveritar që kishte ndihmuar në uljen e çmimit prej deri në 7,500 dollarësh (5,570 £) të disa automjeteve elektrike me bateri, hibride plug-in ose me qeliza karburanti.

Analistët e Wall Street-it kanë ulur kohët e fundit vlerësimet e tyre të shitjeve të Teslës për vitin 2026, duke sinjalizuar një perspektivë gjithnjë e më të zymtë.

Firmat kineze si Geely, MG dhe BYD – tani kompania më e madhe e makinave elektrike në vend – kanë ushtruar presion mbi rivalët perëndimorë duke i vendosur çmimet e automjeteve të tyre nën çmimet e markave të njohura.

Në tetor, Tesla u përgjigj duke lançuar versione me çmime më të ulëta të dy modeleve të saj më të shitura në SHBA, në një përpjekje për të rritur shitjet.

Musk, i cili është tashmë njeriu më i pasur në botë , është ngarkuar me detyrën e rritjes së ndjeshme të shitjeve dhe vlerës së tregut të aksioneve të Teslës gjatë dekadës së ardhshme për të siguruar një paketë rekord page. Marrëveshja, e cila u miratua nga aksionarët në nëntor, mund ta shihte atë duke marrë një pagesë prej deri në 1 trilion dollarë (740 miliardë paund) .

Si pjesë e marrëveshjes, Musk duhet të shesë gjithashtu një milion robotë humanoide gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Tesla ka investuar shumë në produktin e saj “Optimus” dhe në “Robotaxi”-n autonome.

Analistët thonë se lançimi i robotaksive dhe automjeteve autonome të Teslës në vitin 2026, i cili ka ndihmuar në rritjen rekord të çmimit të aksioneve të saj, do të jetë vendimtar për performancën e saj të përgjithshme.

Edhe pse ka pikëpyetje të mëdha rreth ambicieve të Teslës për automjetet pa shofer, disa mbeten optimistë. Dan Ives nga Wedbush Securities thotë se Tesla do të zotërojë rreth 70% të tregut të automjeteve pa shofer gjatë dekadës së ardhshme, “pasi asnjë kompani tjetër në botë nuk mund të krahasohet me shkallën dhe fushëveprimin” e firmës.

Përveç Teslës, interesat biznesore të Musk përfshijnë edhe platformën e mediave sociale X, firmën e raketave SpaceX dhe Boring Company, e cila gërmon tunele.

Këto angazhime, së bashku me drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (Doge) të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i shtynë disa investitorë të sugjeronin se Musk nuk po përqendrohej mjaftueshëm te Tesla. Shitjet e Teslës ranë në fillim të vitit të kaluar.

Që atëherë, Musk është tërhequr nga roli i tij në qeverinë amerikane.

Pavarësisht rritjes së BYD në vitet e fundit, rritja e shitjeve të saj u ngadalësua në vitin 2025 në ritmin më të dobët në pesë vjet, pjesërisht për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë, tregu i saj kryesor.

Dhe pavarësisht se BYD e tejkaloi Teslën kur bëhet fjalë për shitjet e makinave, firma amerikane ka mbetur më fitimprurëse në tremujorët e fundit.

Megjithatë, BYD mbetet një fuqi globale e automjeteve elektrike, pasi çmimet e saj shpesh janë më të ulëta se ato të prodhuesve rivalë të makinave.

Zgjerimi i shpejtë i kompanisë me seli në Shenzhen – veçanërisht në Amerikën Latine, Azinë Juglindore dhe pjesë të Evropës – vjen pavarësisht se shumë vende vendosin tarifa të larta për automjetet elektrike kineze.

Në tetor, BYD tha se Mbretëria e Bashkuar ishte bërë tregu i saj më i madh jashtë Kinës . Firma tha se shitjet e saj në Britani u rritën me 880% gjatë vitit deri në fund të shtatorit, të nxitura nga kërkesa e fortë për versionin hibrid plug-in të automjetit të saj sportiv (SUV) Seal U.

Continue Reading

Shendetesi

Çfarë i ndodh saktësisht trupit pas një viti pa alkool

Published

on

By

Nëse jeni mes rreth 17 milionë njerëzve që pritet ta nisin vitin me një pushim njëmujor nga alkooli, mund të frymëzoheni ta zgjasni këtë vendim pasi të lexoni se çfarë thonë ekspertët për përfitimet e një periudhe më të gjatë pa pije.

Efektet pozitive nisin që brenda javës së parë dhe variojnë nga gjumi më cilësor, ulja e rrezikut për kancer, deri te përmirësimi i funksioneve njohëse. Ekspertët theksojnë se pjesëmarrësit në Dry January do të vërejnë edhe përmirësim të funksionit të mëlçisë — por përfitimet reale dhe afatgjata shëndetësore vijnë nga heqja dorë përfundimtare nga alkooli.

Të dhëna të publikuara së fundmi tregojnë se britaniku mesatar konsumon më shumë alkool sesa niveli i rekomanduar. Sipas kompanisë kërkimore IWSR, një i rritur në Mbretërinë e Bashkuar ka konsumuar mesatarisht 10.2 pije alkoolike në javë vitin e kaluar, pavarësisht se NHS rekomandon jo më shumë se 14 njësi alkooli në javë.

Për krahasim:

– 10 gota birre me përmbajtje të ulët alkooli përbëjnë rreth 20 njësi

– 10 gota të mëdha vere arrijnë në rreth 30 njësi

Të dhëna të tjera nga IWSR tregojnë se millennials (të lindur mes viteve 1981–1996) mbeten brezi më i lidhur me konsumimin e alkoolit. Nuk është për t’u habitur që gati një në tre britanikë planifikon të marrë pjesë në Dry January — një fushatë e nisur në vitin 2013 nga Alcohol Change UK.

Interesant është fakti se shumica nuk motivohen kryesisht nga shëndeti:

– 21% e bëjnë për të kursyer para

– 20% për përmirësim shëndetësor

– 15% për humbje peshe

Për t’ju ndihmuar të merrni një vendim më të qëndrueshëm, ekspertët shpjegojnë çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga alkooli, muaj pas muaji.

Pas 1 jave

Brenda javës së parë pa alkool, shumë njerëz vërejnë më shumë energji në mëngjes, falë gjumit më cilësor.

“Ekziston një keqkuptim i përhapur se alkooli përmirëson gjumin,” shpjegon Dr. Tom Davis, drejtor mjekësor në platformën digjitale të shëndetit Livi.

“Alkooli mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt, por ul ndjeshëm fazën REM — fazë thelbësore për rikuperimin e trupit dhe trurit.”

Pas vetëm një jave pa alkool, cikli REM normalizohet. Kjo shoqërohet me humor më të mirë, përqendrim më të lartë dhe funksion më të mirë njohës. Disa njerëz vërejnë edhe ëndrra më të gjalla.

Përfitime shfaqen edhe në lëkurë. Gjatë metabolizmit të alkoolit, trupi prodhon acetaldehid, një substancë toksike që shkakton dehidratim dhe përkeqëson problemet e lëkurës. Me uljen e alkoolit, skuqjet dhe irritimet (si rosacea) shpesh fillojnë të zbuten.

Pas 1 muaji

Nëse e përfundoni ‘Dry January’, ekspertët thonë se këtu fillojnë ndryshimet serioze biologjike.

Alkooli mund të shkaktojë mëlçi të yndyrshme, por pas një muaji pa pije, mëlçia nis procesin e rigjenerimit dhe një pjesë e dëmit fillon të riparohet.

“Pas dy javësh abstinence, mëlçia fillon të rikuperohet,” thotë Dr. Davis.

“Brenda 4–8 javësh, ajo mund të rikthehet plotësisht, në varësi të konsumit të mëparshëm.”

Përmirësime vërehen edhe në shëndetin mendor. Edhe pse alkooli mund të ulë përkohësisht ankthin, në afat të gjatë ai rrit rrezikun për depresion dhe çrregullime ankthi. Pas katër javësh pa alkool, humori stabilizohet dhe rritet rezistenca psikologjike ndaj stresit.

Përfitime të tjera brenda një muaji përfshijnë:

– përmirësim të tretjes dhe zhdukjen e fryrjeve, urthit apo diarresë

– ulje me rreth 25% të rezistencës ndaj insulinës

– ulje të tensionit të gjakut me rreth 6%

– reduktim të faktorëve që lidhen me rritjen e kancerit

Pas 6 muajsh

Për konsumatorët e moderuar, dëmtimet e mëlçisë mund të jenë plotësisht të rikuperuara. Edhe personat që pinin më shumë shpesh raportojnë sistem imunitar më të fortë, më pak infeksione dhe ndjenjë të përgjithshme shëndeti më të mirë.

Pas 1 viti

Presioni i lartë i gjakut — i quajtur shpesh “vrasësi i heshtur” — prek një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt, goditje në tru, dështim të veshkave dhe demencë.

“Tensioni i lartë e ngarkon zemrën dhe rrit rrezikun kardiovaskular,” shpjegon Dr. Davis.

“Një vit pa alkool ul ndjeshëm tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun për infarkt apo goditje në tru.”

Përfitime të mëdha vërehen edhe në tru. Alkooli ndikon negativisht në hipokampus, zonën përgjegjëse për kujtesën dhe mësimin. Konsumi i tepruar lidhet me dëmtime cerebrale dhe rrezik më të lartë për demencë.

Megjithatë, studimet tregojnë se pas ndërprerjes së alkoolit, një pjesë e dëmtimeve të trurit mund të kthehen mbrapsht.

Përfundimi i ekspertëve është i qartë: edhe një muaj pa alkool sjell përfitime, por një vit pa pije mund të transformojë rrënjësisht shëndetin fizik dhe mendor

Continue Reading

Bota

Gjendet e pajetë në hotel vajza e aktorit të famshëm hollivudian

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e artit dhe kinemasë, pasi Victoria Jones, vajza e aktorit të njohur hollivudian Tommy Lee Jones, është gjetur e pajetë në San Francisko.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçarja u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në një hotel luksoz të qytetit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë.

Victoria Jones ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, Tommy Lee Jones, dhe ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Clafley. Çifti ka edhe një djalë tjetër, Austin Jones, 43 vjeç.

Edhe pse nuk ndoqi një karrierë të gjatë në kinematografi, Victoria kishte bërë disa paraqitje të shkurtra në aktrim gjatë rinisë së saj. Debutimi i saj i parë në ekran erdhi në vitin 2002, në filmin e suksesshëm “Men in Black II”, ku luajti përkrah babait të saj.

Familja dhe miqtë nuk kanë bërë ende një reagim publik lidhur me ngjarjen, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending