Ish-anëtari i AKR’së dhe familjari i ministrit të Punëve të Jashtme, Rrahim Pacolli, përmes një njoftimi në profilin e tij ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me Bardhyl Hasanin, i cili punon në bazën ushtarake të SHBA’së në Erbil të Irakut, ku edhe ka ndodhur sulmi i sotëm.
Pacolli ka thënë se Hsani është shëndosh e mirë dhe se nuk kishte pësuar asgjë nga sulmi me raketa nga Irani.
“Posa pata një bisedë me Bardhyl Hasanin, një mik i imi i cili punon në bazën ushtarake amerikane Erbil në Irak. Mu bë qejfi që ai ishte shëndosh e mirë dhe nuk kishte pësuar gjë nga sulmi me raketa nga Irani”, ka shkruar ai në profilin e tij.
Në Irak ndërkohë punojnë shumë shtetas të Kosovës për të cilat Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se do të kujdeset.