Paskal Milo: Pse presidenti i Izraelit erdhi e takoi Baba Mondin?!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo ka shpjeguar se pas idesë së shtetit të bektashinjve mund të fshihet Izraeli.

Ish-ministri theksoi se “e gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.

Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.”.

Dhe me tej Paskal Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, shton:

“Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.

Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?

“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo.

Share This Article