Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj në 21 vjetorin e rënies së tyre.
Ai thotë se shembulli i tyre çdo ditë e më shumë është motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
“Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve. Në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, shembulli i tyre, është çdo ditë e më shumë motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.