wNjë foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një varkë e mbingarkuar me emigrantë që po përpiqej të arrinte në Britani u përmbys, njoftuan sot autoritetet franceze.
Gjatë operacionit për shpëtimin e emigrantëve që ranë në det “65 persona u gjetën shëndoshë e mirë”. Megjithatë, pas hetimeve, “një foshnjë u gjet pa ndjenja në ujë dhe fatkeqësisht u shpall i vdekur,” tha Autoriteti Portual i Kanalit dhe Detit të Veriut.
Rasti e çon të paktën në numrin e 52 personave që kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Britani përmes Kanalit deri më tani këtë vit. Ky është një numër rekord që nga fillimi i vitit 2018 kur filluan këto kalime të improvizuara.
Viktimat e këtyre mbytjeve shpesh përfshijnë fëmijë.
Më 3 shtator, gjysma e dymbëdhjetë viktimave të anijembytjes më të rëndë të këtij viti ishin të mitur. Më 5 tetor, një fëmijë dy vjeçar u vra kur u shkel me këmbë, ndërsa ishte në një varkë të tejmbushur me 90 persona.