Anija patrulluese e Rojes Bregdetare ‘Visalli’ e nisur nga Shqipëri, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ktheu 12 emigrantët që qëndruan 3 ditë në qendrën e pritjes në Gjadër.
Mediat italiane Ansa shkruan se emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, emigrantët të cilët u vendosën në qendrën e azilkërkuesve në Bari, ishin të frikësuar dhe të tronditur.
‘Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali’, shkruan Ansa.