Ferrari dominon në Teksas. Pas Monte Karlos dhe Monxës, Charles Leclerc regjistron fitoren e tretë të sezonit dhe shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz e mbyll garën në vendin e dytë për një të dielë perfekte të ekipit italian.
Max Verstappen mbylli garën në vendin e tretë, pas penalizimit të Lando Norris me 5 sekonda, duke bërë që holandezi të shtojë avantazhin në krye të klasifikimit në krahasim me britanikun.
Pas garës, fituesi Charles Leclerc u shpreh: “Jam shumë i lumtur, nuk ishte një fundjavë e lehtë. Ne luftuam për të gjetur ritmin dhe për garën e dinim se kishim avantazh. Megjithatë, mendova se rivalët tanë do të ishin përmirësuar më shumë. Unë bëra një nisje të shkëlqyer, padyshim më të mirë se në sprint. Gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte. Tani ne po synojmë titullin e Konstruktorëve, nuk jemi larg kreut. Dua të jem optimist: çdo gjë është e mundur”.