Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe NCA-së, britanikët: Punë e shkëlqyer e përbashkët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit dhe Border Force në Britani, nëpërmjet partneritetit operacional kundër krimit të organizuar.

Një grup operacional i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga dy Drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale dhe Policisë Kufitare, zhvilloi një vizitë pune në Britaninë e Madhe.

Qëllimi i vizitës ishte analiza e përbashkët në kuadër të TASK-Forcës për rezultatet e arritura në operacionin “Marewood” për goditjen e transportit të parave, trafikimit të armëve dhe drogës, dhe migracionit të parregullt.

Përfaqësuesit e palës britanike, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Border Force, kanë vlerësuar si të shkëlqyer punën e përbashkët të bërë në këtë drejtim, duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura në pikat kufitare, sidomos në portin e Durrësit, PKK Rinas, PKK Hani Hotit dhe pikat e tjera të kalimit, si dhe në aeroportet e Londrës.

Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin, profesionalizmin, besueshmërinë dhe rezultatet e Policisë së Shtetit me strukturat homologe britanike, sidomos me NCA-në dhe Border Force, duke e cilësuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, me rezultate mbresëlënëse të papara më parë në Britaninë e Madhe.

Drejtuesit e Grupit Operacional të Policisë së Shtetit kanë falënderuar homologët për besimin dhe bashkëpunimin pa rezerva që solli këto rezultate dhe i kanë siguruar, në emër të Policisë së Shtetit, për thellimin akoma më tej të këtij bashkëpunimi, me qëllim arritjen e rezultateve edhe më pozitive në të ardhmen, për t’u shërbyer akoma më shumë qytetarëve të vendeve tona dhe për të rritur standardet e sigurisë.

Share This Article