Napoli ka arritur një tjetër fitore të madhe në garën për titull, kësaj radhe duke mundur në transfertë Milanin me rezultatin 0-2.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Contes, të cilët kaluan në avantazh me Romelu Lukakun në minutën e 5’ të takimit.
Në fundin e pjesës së parë kishte festë dhe për Kvaratskhelian, i cili me anë të një supergoli dyfishoi shifrat.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për kuqezinjtë e Fonsecës, të cilët shënuan me anë të Moratës në minutën e 47’, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua. Më pas napoletaën arritën të kontrollonin lojën, duke futur në “xhep” tre pikët.
Kështu Napoli vijon të kryesojë kampionatin me 25 pikë, duke krijuar distancë me ndjekësit, ndërsa Milani qëndron në vendin e 8 me 14 pikë.
REZULTATI:
MILAN 0-2 NAPOLI
Lukaku 5’, Kvaratskhelia 43’