ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 12 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 12 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 12 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Protesta të dhunshme në Itali, plagosen 15 policë. Reagon Meloni

albnews by albnews
15 November, 2024
in Bota
0
Protesta të dhunshme në Itali, plagosen 15 policë. Reagon Meloni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qindra studentë dolën në rrugë në Torino për të kundërshtuar politikën shkollore të qeverisë dhe për të mbështetur Palestinën. 15 oficerë policie përfunduan në urgjencë, pasi një bombë shpërtheu në mesin e policisë në Piazza Castello.

Më pas demonstruesit dogjën një kukull me shëmbëlltyrën e ministrit Giuseppe Valditara dhe disa prej tyre dëmtuan dy restorante të ushqimit të shpejtë.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Gjatë tensioneve në Piazza Castello kundër policisë, përveç vezëve, janë hedhur edhe fishekzjarre të mëdha. Protesta e studentëve përfundoi më pas pa tensione të mëtejshme përpara Palazzo Nuovo, shtëpia e fakulteteve të shkencave humane të universitetit të Torinos. Muzeu i Kinemasë, në Mole Antonelliana, u rihap për publikun, pasi ishte mbyllur kur studentët hynë. Gjatë protestës është dëmtuar një flamur italian dhe është ngritur flamuri palestinez.

“Edhe sot kemi qenë dëshmitarë të skenave të papranueshme të dhunës dhe kaosit në disa sheshe, nga duart e ngatërrestarëve të zakonshëm. Disa oficerë të rendit përfunduan në urgjencë për shkak të bombave dhe përplasjeve. Solidariteti im i plotë shkon për të gjithë oficerët e plagosur, dhe uroj për një shërim të shpejtë”, ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni.

Protesta të dhunshme në Itali, plagosen 15 policë. Reagon Meloni

“Shpresoj që disa politika të ndalojnë mbrojtjen apo justifikimin e kësaj dhune dhe të bashkohen, pa dykuptimësi, në dënimin e episodeve të tilla të rënda dhe të padenja”.

Për dhunë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili këkroi dënim për këtë ngjarje.

“Edhe një herë sot në Torino, gjatë një marshimi, dëshmuam episode të patolerueshme dhune, me demonstruesit të cilët, duke shkelur udhëzimet e komisariatit dhe duke ndryshuar rrugën e tyre, tentuan të arrinin në hyrje të prefekturës. Këtë herë nuk kishte asnjë pretekst për të kundërshtuar iniciativa apo subjekte të tjera në vazhdim, por ishin godinat institucionale që u vunë në shënjestër dhe u sulmuan operatorët e policisë të vendosur në mbrojtje të tyre. Besoj se dënimi i fortë për atë që ndodhi mund të jetë unanim. Oficerëve të plagosur iu shpreh afërsinë time dhe vlerësimin tim për profesionalizmin dhe ekuilibrin e tyre së bashku me urimet e mia më të mira për një shërim të shpejtë.” (A2 Televizion)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result