Kryetrajneri i Zvicrës, Murat Yakin, para ndeshjes ndaj Serbisë ka thënë se pret respekt nga tifozët serbë.
Serbët vizitojnë Helvetikët të premten në ora 20:45 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.
Trajneri i Zvicrës tha se pret që tifozët serbë të mos fishkëllenin gjatë intonimit të himnit kombëtar të kundërshtarit.
“Duam respektin e tifozëve serbë. Shpresojmë që të mos na shajnë gjatë himnit kombëtar, siç ishte rasti në Leskovc”, ka thënë Murat Jakin në konferencë për media.
Yakin ka aluduar për ndeshjen e parë mes këtyre rivalëve në Ligën e Kombeve, ku Serbia doli fituese me rezultatin 2-0.
“Asgjë tjetër përveç fitores nuk na përshtatet. Duhet të luajmë në mënyrë agresive që në sekondën e parë. Duhen emocione ndaj Serbisë, jo vetëm nga Granit Xhaka”, shtoi Yakin.