Një skandal i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në konferencën për shtyp të trajnerit te Kombëtares së Ukrainës.
Federata Shqiptare e Futbollit kishte vendosur si përkthyes për teknikun Ukrainas Sergej Rubrov, një zyrtarë të sajin që fliste vetëm rusisht në konferencën me gazetarët.
Trajneri Rebrov dhe lojtari Yaremchuk logjikisht refuzuan të flisnin rusisht për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Pas këtij refuzimi, konferenca u zhvillua vetëm në gjuhën ukrainëse dhe anglisht.
FSHF është institucioni që merret me organizimin e konfrencës.
Sot në 20:45 Shqipëria luan me Ukrainën për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.