Anulohet dënimi me vdekje për ish-presidentin pakistanez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtësia pakistaneze anuloi sot dënimin me vdekje në mungesë për ish-presidentin dhe gjeneralin, Pervez Musharraf, i internuar në Dubai, duke argumentuar se Gjykata Speciale që e dënoi atë për tradhti ishte antikushtetuese.

“Parashtrimi i ankesës, kushtetuta e gjykatës, përzgjedhja e ekipit të prokurorisë janë të paligjshme. Aktgjykimi i plotë është lënë mënjanë”, tha prokurori Ishtiaq A Khan, i cili mbrojti qeverinë pakistaneze para Gjykatës së Lartë të Lahore-s.

Prokuroria mund ta ndjekë përsëri penalisht ish-kreun e shteti, mbi të cilin rëndojnë ende disa akuza, vetëm me miratimin e qeverisë pakistaneze./

Share This Article