Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez Clique TV, aty ku ka prekur një sërë temash.
Që prej se u bë pjesë e Real Madridit, Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes në mediumet kryesore në Spanjë dhe jashtë vendit, për çështje brenda dhe jashtë futbollit.
Sidoqoftë, pati një rast kur gjërat shkuan aq larg sa që Mbappe u lidh me një rast dhunimi gjatë kohës sa ishte në pushime në Suedi, si dhe u tha qe ka probleme mendore.
Për të gjitha këto që u thanë në media, Mbappe më në fund i ka sqaruar që të gjitha.
“A jam i lumtur? Shumë, shumë i lumtur. Spanja është një shtet i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë mikpritës”.
“Njerëzit thonë se jam në depresion dhe i mbaruar? Unë nuk i ndjek ato që thonë me të vërtetë, është familja ime dhe miqtë që i dëgjojnë. Kështu që është e mërzitshme kur i sheh njerëzit e tu të afërt që preken nga këto”, ka thënë Mbappe fillimisht.
“Unë nuk jam një robot, jam një njeri me frikë, me dyshime dhe me dobësi. Njerëzit e shohin vetëm futbollin dhe thonë ‘ai është i mirë’ ose ‘ai është i keq’ dhe kaq”.
“Rasti i Suedisë? Unë nuk jam i informuar për asgjë, qeveria suedeze nuk më ka kontaktuar mua, unë vetëm shoh gjëra në media, njësoj si ju”.
“Unë kurrë nuk kam qenë i prekur nga rasti i Suedisë, sepse nuk ndihem i përfshirë fare në të. Nëse policia suedeze më thërret? Do të shkojë, natyrisht. Unë i kërkova Deschamps që të mos më ftonte tek Franca, sepse sapo kisha mbërritur në Madrid dhe nuk ndihesha në 100 për qind. Nuk kisha madje as pushim”.
“Arsyeja pse nuk u ftova tek Franca në nëntor? Ky është vendim i trajnerit. Nuk mund t’iu them pse. Më vjen keq. Nëse ai dëshiron ta thotë, mund ta thotë, por unë nuk kam të drejtë”.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të luajë për Madridin. Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë”.
“Real Madridi më priti mua si një mbret, ani pse nuk kam bërë asgjë për ta. Ishte e pabesueshme, me të vërtetë”.
“Fillimi i sezonit? Nuk ka qenë fillimi më i mirë individualisht ose kolektivisht, por ne jemi ende këtu. Ne ende po luftojmë për çdo titull. Por në Madrid, gjëja më e rëndësishme është pjesa e dytë e sezonit”, përfundoi Mbappe.