• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

by albnews
16 December, 2024
in Albania
0
35
VIEWS

Kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokitën në shtëpinë e Erjon Veliajt tek Kodra e Diellit mëngjesin e të premtes së 6 Dhjetorit ata mbanin në duar vendimin e gjykatës që u jepte të drejtën e një kontrolli të shtëpisë dhe sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.

Meqënëse në atë mëngjes, Xoxa rastisi vetëm në shtëpi, ajo i la në pritje disa orë deri sa aty mbërriti avokati i saj që mbikqyri veprimet e tyre në banesë. Erjon Veliaj, atë ditë ndodhej në Hamburg për një takim dhe u kthye në orët e pasdites.

Pasi mbaruan kontrollet në shtëpinë e çiftit Veliaj-Xoxe, agjentët e BKH-së kontrolluan edhe ambjentet e galerive dhe të studios ligjore që administron Ajola Xoxa, kompaninë e të vëllait të Veliajt, Arbërit, vilat në pronësi të tij në Qerret dhe disa kompani të tjera.

Pak ditë më vonë, kur Veliaj komentoi veprimet e agjentëve të BKH-së dhe sekuestrimin e celularit të të shoqes nga ata që i quajti “trokitës”, ai tha se agjentët e BKH kishin kryer kontrolle pa pasur një vendim gjykatë.

“Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve” shkruajti Veliaj.

Në fakt, Lapsi.al ka lexuar të plotë vendimin e gjykatës, që e publikon sot me disa rezerva për të dhënat personale të personave të përfshirë. Vendimi tregon se si u bind gjyqtarja Atalanta Zeqiraj nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, që BKH duhej të kryente kontrollin e shtëpisë së Veliajt dhe në disa ambjente të tjera për plotësimin e hetimeve.

Prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado pretendojnë se Veliaj dhe të afërmit e tij kanë përfituar para nëpërmjet kompanive të Elman Abules, një personazh që deri më sot ka qëndruar në hije, megjithë problemet që ka pasur me drejtësinë.

Prokuroria e ka akuzuar Elman Abulen se ka ngritur një skeme të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin.

Lajmi bëri bujë disa muaj më parë, pasi prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Në dosjen e 50 milion eurove, prokurorët e përshkruajnë Elman Abulen si një personazh që i ka njohur herët problemet me drejtësinë në Belgjikë.

“Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligishme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin (alias Eldi Dizdari). Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukseli/Belgjike, rezulton se shtetasi Elman Abule është i njohur në Belgjikë për “Organizatë Kriminale”, “Vjedhe në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, fakte të ndodhura ne vitet 2004-2005.

Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Dretoria e Interpolit nr. 4783/8 prot., datë 12.09.2023
është informuar se shtetasi Elman Abule është dënuar më datë 17.01.2007, nga Gjykata e Antëerp, me 30 muaj burg për veprën penale, vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u denuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për krijim bande” thuhet në dosjen e prokurorisë që ka hetuar Elman Abulen, Kristian Boçin dhe të afërmit e tyre.

SPAK i ka shkuar më tej skemave të pastrimit të parave, pasi gjatë hetimit është zbuluar lidhja me familjarë të afërt të Erjon Veliajt, që dyshohet se përfituan shuma parash në mënyrë të paligjshme.

Më poshtë është paragrafi që sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado implikon Veliajn dhe të afërmit e tij në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi Elman Abule.

“anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

Në vendimin e gjykatës, gjyqtarja Atalanta Zeqiri është bindur nga kërkesa e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado që të kryhen kontrolle në shtëpinë e Veliajt, por edhe në zyrat dhe ambjentet e kompanive që administrohen nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e tij.

Një burim tha për Lapsi.al se pjesë e provave janë edhe bisedat e gjetura në telefonin e sekuestruar të një prej të hetuarve në dosjen e pastrimit të parave të Elman Abule dhe Kristian Boçi, por këto janë në të dhënat shkresore që shoqërojnë vendimin e gjykatës dhe me të cilat gjyqtarja Atalanta Zeqiri thotë se është bindur për të firmosur vendimin e kontrollit.

VENDIMI I PLOTË I GJYKATëS

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup
gjykues të përbërë nga:

GJYQTARE – ATALANTA ZEQIRAJ

Sot më datë 05.12.2024, mori në shqyrtim në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve dhe të sekretares giyqësore kërkesën penale nr.698 regj themeltar që i përket:
Kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,
përfaqësuar nga prokurorët z. Altin Dumani dhe z. Ols Dado.

Objekti: Kontroll personal/i vendeve dhe banesave.

Baza ligjore: Nenet 202, 202/a, 203, 204, 205, 206, 207, 298 të Kodit te Procedures Penale.

Gjykata, në zbatim të nenit 202/a parag.3 të K.Pr. Penale pasi mori në shqyrtim në
Dhomë Këshillimi kërkesën penale, si shqyrtoi aktet dhe çështjen në tërësi,

                                                                        Vëren se:

I. Rrethanat e faktit

1 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale e cila ka marre nr. 698 regj themeltar.

2 Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal ka regjistruar procedimin penal nr.27/të vitit 2024. Ky procedim penal është regjistruar lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Në funksion të hetimit, nga ana e Prokurorisë sẽ Posaçme janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Në përmbledhje të veprimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit paraprak, konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

3. Në dinamikën e hetimit, më datë 05.12.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar me kërkesë gjykatës nëpërmjet së cilës ka kërkuar:

> Lejimin e kontrollit personal të shtetasve:

i. Ajola Xoxa, dtln. X.XX.19XX, nr. personal: XXXXXXXT;
ii. Arbër Veliaj, dtin. 2X.X2.1XXX, nr. personal: XXXXXXD;
iii. Elman Abule, dtin. XX.X.XXXX, nr. personal: XXXXXXXE;
iv. Marisa Nito, dtin. XX.0X.XXXX, nr. personal:XXXXXXX;
v. Adela Kondakciu, dtin.XX.XX.1XXX, nr. personal: 1XXXXXXX;
vi. Driant Zeneli, dtin. XX.XX.1XXXX, nr. personal: XXXXXXXXQ;

 Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshire prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparate celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj);

 Lejimin e kontrollit të vendeve/zyrave të shoqërive dhe OJF-ve:

i. PARTNERS LAë SHPK, NIPT: XXXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga “Ibrahim Rrugova”, SkyTower-Kati 10/4.-Tirane, me administrator Ajola
Хоха.

ii. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3 XXXXX, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
.**Ibrahim Rrugova”, SkyTower-Kati 10/1, me administrator Daniela Vuksani.

ili. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3XXXXXX, adresa nr. 2: Ndërtesa me adresë te rruga
“Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tirane, pasuria nr. 3/546, ZK nr. 8270, Zona e Ish-Blokut, Tirane.

iv. OJF “Qendra Harabel”, NIPT XXXXXXA, Adresa: Njësia Bashkia Nr. 5, Rruga:
Brigada 8, Hyrja 1, Apartmenti 32-Tirane, me administrator Driant Zeneli;

v. Ava Studio SHPK, NIPT: XXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
Brigada 8, Ndërtesa nr. 19. Hyrja 5, Kati 10 Apartamenti 32-Tirane, me administrator Valbona Xoxa. (Qendra Harabel dhe Ava Studio kanë të njëjten adresë pasi janë në 
të njëjtin numër pasurie 2/461+1-32).

vi. Gogel SHPK, NIPT: K91XXXXXU, Adresa: Rruga “Pjeter Bogdani”, Ndërtesa Rainboë Center, kati 2, Njesia Bashkiake Nr.5, Tirane, me administrator Riana Muçobega;

vii. Rametal SHPK, NIPT LXXXXXC, Adresa: Durrës- Xhafzotaj XHAFZOTAJ
Autostrada Durrës-Tirane, Km 5, në Vrinë, me administrator Alman Abule;

viii. Adela Kondakçiu PF, NIPT XXXXXX, Adresa: Rruga Sami Frashëri, Ndërtesa
Nr. 11. H.28. Ap.6. Njësia bashkia Nr. 5.

 Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj);

> Lejimin e kontrollit te banesave:

i. Apartment (duplex), në pronësi të Arbër Veliaj, i përbërë nga apartmentet/pasurite:
Nr. i Pasurise 118/81/Nd5+1-1, Volumi 65, Faqe 24, Lloji i Pasurisë Apartament, Sip. 56.3 M2, Vendodhja Selite, (rezidenca Kodra e Diellit) Pronari Arbër Veliaj.

Nr. i Pasurisë 118/81/Nd5+1-2, Volumi 65, Faqe 24, Lloji i Pasurise Apartment, Sip. 56 M2, Vendodhja Selite, (rezidenca Kodra e Diellit) Pronari Arber Veliaj.

ii. Pasuria Nr. 1/650, volum 29, faqe 166, ZK 3101, ndodhur ne Zonën e Stimuluar “Ardian Carçani”, Qerret, Iloji “truall”, sipërfaqia totale 446.6 m2 (nga të cilat truall 446.6 m2; Ndërtesë 80.42 m2), referuar ndryshe si Vila nr. 5, në pronësi të Arbër Veliaj;

Pasuria Nr: 1/647, Vol 29, Faqe 103, K. 3101, ndodhur në Zonen e Stimuluar
“Ardian’ Carçani”, Qerret, Iloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, vilë, me
sipërfaqe të bazës se njësisë 82 m2, në pronësi të AGIKONS SiPK , (këto dy vila janë
kufitare (Pasuria 1/650 ndodhet në kufi, ana jugore e pasurisë 1/647).

> Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj).

II. Vlerësimi i gjykatës

4. Neni 202 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “1. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale te veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale giykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose i banesës. 2. Gjykata që ka nxjerrë vendimin mund të veprojë vetë ose të urdhërojë që veprimi të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore, të caktuar në vendimin e kontrollit…”. Neni 202/a i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “1…. 3. Gjykata merr vendim të arsyetuar në dhomë këshillimi, brenda 24 orëve nga kërkesa e prokurorit. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për kontroll mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit brenda 24 orëve. …”.

5. Në analizë edhe te akteve shkresore të vëna në dispozicion të gjykatës, të analizuara në unitet me njëri-tjetrën, giykata çmon se në rastin objekt gjykimi ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se janë konsumuar elementët e veprës penale për të cilën është regjistruar procedimi penal nr.27/2024.
Referuar akteve të paraqitura për gjykim si dhe dinamikës së procedimit penal nr.27/2024, vlerësohet se kontrollet e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme janë të nevojshme, pasi dyshohet se munden të gjenden sende të cilat i përkasin veprës penale apo nga të cilët mund të merren të dhëna me rëndësi dhe që janë të domosdoshme për vërtetimin e akuzës në hetim. Qëllimi i tyre lidhet me gjetjen dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale apo kanë gjurmë të veprave penale, duke përfshirë prova dokumentare, elektronike, të tilla si pajisje elektronike aparat celular, pajisje kompjuterike (laptop apo desktop) si dhe sende të tjera të cilat vërtetohen se i shërbejnë qëillimit të hetimit.

Previous Post

Policia kontrolle në banesën e Artan Grubit pasi u shpall non-grata nga SHBA

Next Post

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 4 viktima e disa të plagosur

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 4 viktima e disa të plagosur

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 4 viktima e disa të plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM