ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 52 minutes ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 3 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 3 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Skocia, dhomë për drogën/ Vendi i parë që hap qendrat për konsumin e sigurt të drogës

albnews by albnews
14 January, 2025
in UK
0
Skocia, dhomë për drogën/ Vendi i parë që hap qendrat për konsumin e sigurt të drogës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qendra e parë në Britani për konsumimin e sigurt të drogës është hapur zyrtarisht në pjesën lindore të qytetit skocez të Gllasgout, ku do lejohen përdoruesit e drogës të konsumojnë drogën, përfshi injektimin e heroinës, në një ambient të mbikëqyrur, të pastër dhe higjenik. 

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se vetëm në 2023 humbën jetën nga keqpërdorimi i drogës 1.172 veta në Skoci me një rritje prej 12 përqind më shumë se një vit me pare ose 121 vdekje më shumë.

RelatedPosts

Tronditet Qeveria britanike: Drejtori i kryeministrit jep dorëheqjen pasi iu kapën mesazhe seksuale për deputeten…

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Qendra e marrjes së drogës e cila është pagëzuar me emrin Gjëmbaci, ç’ka është një lule simbol në Skoci, do të jetë e hapur gjatë tërë vitit nga 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, e cila mbështetet financiarisht nga qeveria skoceze me një fond prej 2.3 milionë sterlinash, për të luftuar krizën e vdekshmërisë nga përdorimi i drogave te forta.

Në këtë qendër nuk do ofrohet drogë, por përdoruesit do duhet ta sjellin atë me vete për konsumimin e tyre, ku përveç 8 dhomave të marrjes së drogës, ka edhe  një zonë rikuperimi, dhoma private për biseda, një paradhomë me libra dhe pije te ngrohta, një vend ku mund të përzgjedhin rroba pa lekë, si dhe një strehë në ambient te hapur për pirjen e duhanit.

Po ashtu në qendër ka edhe dy dhoma ku përdoruesit e drogës mund të aksesojnë një gamë trajtimesh mjekësore si për plagë që mund të kenë apo të bëjnë testime për viruset ne gjak. Kjo qendër fillimisht u propozua në  vitin 2016, dy vjet pasi Gllasgou regjistroi numrin më të lartë të të infektuarve me sëmundjen HIV në 30 vjet nga individë që kishin injektuar  drogë në organizmin e tyre.

Por duhej pritur marrëveshja mes Londrës dhe Skocisë për të lejuar funksionimin e kësaj qendre në vitin 2023. Autoritetet presin të mësojnë shumë për efektivitetin e kësaj skeme pilot  që në muajt e parë të hapjes së saj, në një qytet si Gllasgou, ku numri i përdoruesve të drogave të forta është jashtëzakonisht i lartë,

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result