Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi ditën e largimit nga Shtëpia e Bardhë për Presidentin Donald Trump.
Në letër Biden i uron pasardhësit të tij çdo të mirë të mudnshme.
Letra e Biden për Trump:
“I dashur President Trump,
Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjes tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe njerëzit në mbarë botën kërkojnë nga kjo shtëpi qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti dhe paqeje kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë.
Joe Biden