“A do zihemi ne gratë e PS-së për votat?” – Ermonela Felaj: Shoqe jemi, motra s’jemi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deputetja socialiste Ermonela Felaj, që garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, u shpreh se, në zonat që jemi angazhuar politikisht për zgjedhjet e 11 majit, ka goxha elementë për t’u punuar dhe për të pasur sukses.

Formula është e tillë që favorizon kandidatet gra ndaj burrave në listën, në mënyrë që të garantohen kuotat gjinore. Në fund të fundit “Shoqe jemi, motra s’jemi” -u shpreh Felaj.

Secila kandidate ka një zonë dhe një staf për të punuar. Uroj që puna që po bëjmë të na nderojë sepse tek e fundit ne kemi një profil në politikë, kemi një detyrë në politikë dhe kërkojmë të mbajmë këto vlera politike.

Për sa i takon garës gjykoj se kjo fushatë lë hapësirë për gjithsecilin që të sigurojë mbështetje maksimale. 

Është gjithë ai elektorat që ne përballemi, jo domosdoshmërishtë duhet të ketë kartën e PS-së por janë qytetar të këtij vendi dhe duke u qasur me qytetarinë, mund të them që nuk është një betejë e vështirë”, tha ajo.

Share This Article