• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
BE rrëzon sloganet e Ramës, integrimi nuk varet nga fitorja e PS

BE rrëzon sloganet e Ramës, integrimi nuk varet nga fitorja e PS

by albnews
27 March, 2025
in Albania
0
35
VIEWS

Nga Dorian Kodra

Në turin elektoral nga Vlora, Gjirokastra Lezha, Shkodra dhe më tej në qytetet e tjera, kryeministri Edi Rama ka vendosur integrimin europian në qendër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, duke e paraqitur votën për Partinë Socialiste si një “mesazh të fortë” që, sipas tij, do të përshpejtojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama u tund shqiptarëve mirazhin e “pasaportës europiane” duke e përshkruar me detaje dokumentin që do t’u sjellë përfitime në ekonomi, në trajtimin shëndetësor, në studimet për më të rinjtë, apo në sportelet e aeroporteve.

Por në retorikën e kryeministrit, integrimi në Bashkimin Europian lidhet ngushtë me votën e 11 majit.

“Nëse në 11 maj Shqipëria i jep Europës mesazhin popullor që ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë deri në 2027, kjo është një gjë. Por nëse Shqipëria jep një mesazh që populli merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit, atëherë ne jemi më të dobët atje,” – tha Rama në Vlorë, duke i ftuar qytetarët të votojnë Partinë Socialiste për të mos “mbyllur derën e BE-së”.

Në Lezhë, ai vazhdoi në të njëjtën linjë duke sugjeruar se një fitore përtej shumicës normale për PS është vendimtare për suksesin e negociatave dhe për një antarësim më të shpejtë në BE.

Ndërsa në Shkodër, kryeministri shkoi akoma më tej, kur iu referua direkt zyrtarëve të Brukselit, që sipas tij i ndjekin zhvillimet në Shqipëri dhe presin ta lexojnë fitoren e Partisë Socialiste, ose si një rezultat “kuptimplotë” pro Bashkimit Europian ose jo.

“Rezultati mund të jetë aritmetikisht ok për ne, por mund të mos jetë mjaftueshëm një rezultat kuptimplotë për ata që janë në anën tjetër, për ata që janë në Bruksel, për ata që janë anëtarë aktualë të BE” u tha Rama të rinjve në Shkodër.

“E ndjekin ata gjithë ça ndodh, aq më tepër një vend që ata po mendojnë ta marrin brenda. Dhe në rast se shqiptarët me atë votë thonë: “Jemi më shumë se shumica normale që ka forca që qeveris se duam Shqipërinë në BE”, atëherë kjo na jep ne shumë forcë në negociata dhe na jep ne shumë shpejtësi në antarësim” shtoi ai.

Por kur retorika elektorale e Ramës vihet përballë qëndrimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, realiteti del ndryshe.

Lapsi.al u interesua pranë Delegacionit të BE në Tiranë dhe mori si përgjigje një fakt sa të thjeshtë aq edhe në kontrast me retorikën e Ramës në fushatën për 11 Majin; se integrimi nuk varet nga rezultati i zgjedhjeve apo nga fitorja e ndonjë force të caktuar politike, por është një proces gjithëpërfshirës dhe meritokratik.

E pyetur nëse do të ndikojë rezultati i 11 Majit në perceptimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian për procesin e integrimit të Shqipërisë, zyra e delegacionit u përgjigj se:

“Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë,” – thuhet në përgjigjen e delegacionit të BE për Lapsi.al.

BE përsërit qartësisht se anëtarësimi është një proces i bazuar në merita, ku vlerësohet progresi konkret në përmbushjen e kritereve – jo propaganda elektorale, as retorika e tribunave dhe as rezultatet aritmetike të kutive të votimit.

E pyetur nëse do të përshpejtohet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse Partia Socialiste fiton një mandat të katërt qeverisës, zyra e delegacionit u përgjigj se:

“Anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe çdo kandidat vlerësohet në bazë të progresit të tij drejt përmbushjes së të gjitha kritereve,” – thekson BE, duke përmendur konkretisht prioritetet: shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe reformat institucionale.

Deklaratat janë në kundërshtim frontal me përpjekjen e Ramës për ta shitur një votë lokale për PS si një pasaportë drejt Brukselit.

Retorika e Ramës përpiqet të konvertojë integrimin europian në kapital elektoral të Partisë Socialiste, ndërsa BE thotë të kundërtën: se ky është një proces kombëtar, që kërkon angazhim institucional, konsensus politik dhe reforma të thella.

E pyetur nëse Bashkimi Europian do ta lexojë fitoren “përtej shumicës normale nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit” si një mesazh të fortë nga shqiptarët pro integrimit në Bashkimin Europian, zyra e delegacionit u përgjigj se:

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar, i cili mbështetet fuqishëm nga shumica dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri dhe gëzon mbështetje të plotë ndërpartiake” ishte përgjigjia për Lapsi.al

Në thelb, ajo që Rama paraqet si një votë pro Bashkimit Europian, delegacioni i BE-së e përkufizon si një proces që i takon gjithë shoqërisë shqiptare, pavarësisht kush është në pushtet.

“Në fund të vitit 2024, Shqipëria hapi dy grup-kapitujt e parë (themeloret dhe marrëdhëniet e jashtme) brenda një harku kohor të shkurtër dhe presim që dinamika në negociatat e anëtarësimit të vazhdojë” thuhet në përgjigjen e delegacionit për Lapsi.al

Nëse një gjë është e qartë nga ky kontrast, është fakti se Bashkimi Europian i refuzon sloganet e fushatës së Partisë Socialiste, që tenton të fusë në xhep një proces aq të gjerë sa integrimi i vendit në BE. Ndryshe nga retorika e Partisë Socialiste, Europën në Shqipëri do ta sjellin standartet në zgjedhje, shteti i së drejtës, liria e medias apo lufta kundër korrupsionit, dhe jo fjalime që lidhin fatin e kombit me fitoren e një partie./ Lapsi.al

Previous Post

Presidentja Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Next Post

Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen
Albania

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper
Albania

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!
Albania

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

4 July, 2025
Next Post
Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM