Tërmeti i fuqishëm shemb xhaminë në Mianmar. Paralajmërohet katastrofë me mijëra viktima dhe dëme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 20 persona kanë vdekur pas shembjes së xhamisë në Mianmar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin e Azisë Juglindore të premten, ndërsa 3 persona raportohen të vdekur në Bangkok. Ekipet e shpëtimit kërkojnë në rrënoja ku një numër i panjohur njerëzish mendohet të jenë të bllokuar.

Tërmeti i fuqishëm shemb xhaminë në Mianmar.

Junta ushtarake që sundon Mianmarin që nga një grusht shteti në vitin 2021 ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e Sagaing, Mandalay, Magëay, Bago, Easter Shan dhe Naypyidaw.

Sipas raporteve të mediave lokale ajo ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Zyrtarët do të hetojnë dëmet dhe do të fillojnë bashkërendimin e shpëtimit në zonat e prekura.

Tërmeti i fuqishëm shemb xhaminë në Mianmar.

Imazhet dramatike tregojnë ndërtesa të dëmtuara në Mandalay, qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.

Tërmeti i fuqishëm shemb xhaminë në Mianmar.

Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar.

Uebfaqja e saj thotë se “një numër i madh viktimash dhe dëme të mëdha ka të ngjarë dhe katastrofa është e përhapur”. Agjencia thotë se “ka të ngjarë të ndodhin mijëra vdekje”. 

Share This Article