Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryebashkiak në Kamëz, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.

Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK nga Hoxha, bëhet me dije se Suli është kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Po ashtu bëhet e ditur se në kallëzim Hoxha ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur ‘asfalt elektoral’ në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes dokumentit të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli
Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli
Share This Article