Dy shpërthime me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku pas shpërthimeve kanë ndërhyrë forcat e Policisë.
Nga veprimet e para, efektivët kanë identifikuar dhe ndaluar dy të rinj që dyshohet se kanë hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.
Mësohet se të ndaluarit janë shtetasit Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., 17, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.
Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.