Historia e mbrojtësit të djathtë 26-vjeçar Trent Alexander-Arnold te Liverpooli ka mbaruar plotësisht.
Siç pritej prej disa javësh, lojtari i kombëtares angleze, kontrata e të cilit skadon në qershorin e ardhshëm, ka vendosur të largohet nga “Reds”.
Në një njoftim për shtyp këtë të hënë, kampioni anglez e bëri zyrtar këtë lajm.