Njësia 10 në Tiranë, në qendrat e votimit të së cilës u votua elektronikisht, është fituar nga Partia Socialiste me 5304 vota (49.03%). Partia Demokratike ndjek të majtët me 3498 vota (32.24%), ndërsa Partia Mundësia është e treta, duke marrë 694 vota (6.42%).
Ndërkohë KQZ ka atashuar edhe shifrat për kandidatët për deputetë. Nga radhët e Partisë Socialiste më i votuari në njësinë 10 në kryeqytet është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me 1722 vota.

Ai ndiqet nga Erion Braçe me 624 vota, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 376 vota dhe Blendi Gonxhja me 321 vota.
Sakaq nga radhët e koalicionit PD-ASHM, kandidati më i votuar është Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota. Mjeku i njohur ndiqet nga Jorida Tabaku me 590 vota dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me 246 vota.

Nisma-Shqipëria Bëhet në njësinë numër 10 ka marrë 319 vota dhe rezulton se më i votuari ndër ta është lideri i koalicionit, Adriatik Lapaj me 125 vota, i ndjekur nga Endri Shabani me 102 dhe Panajot Soko me 20 vota.
Lulzim Basha nga Koalicioni Euroatlantik në Njësinë 10 ka marrë vetëm 29 vota.