Pep Guardiola i Manchester Cityt, e pranon se ai mund t’i humbë të gjitha rekordet që ka thyer dhe emrin që ka shkruar në librat e historisë së Premierligës, për shkak të formës së jashtëzakonshme të Liverpoolit.
Rekordi më i madh ndonjëherë është ai i sezoni 2017/18, kur Man City e fitoi titullin me 100 pikë, arritje historike dhe që brenda dy viteve mund të thyhet sërish pasi Liverpooli veçse ka grumbulluar 67 pikë, derisa kanë mbetur edhe 15 xhiro në Premierligë, pra janë edhe 45 pikë të mundshme.
Guardiola mendon se ky Liverpool, mund ta rishkruajë historinë.
“Po, mund të ndodhë, rekordet janë për t’u thyer”, tha Guardiola, kur u pyet nëse Liverpooli do të bëjë më mirë se City i tij dhe do të kalojë 100 pikë sezonin 2019/20.
“Ne e thyem atë rekord (arritjen e 100 pikëve), dikush thoshte se s’mund t’ia dalim dhe herët apo vonë do të thyet sërish. Historia flet qartë për këtë. Nuk është e lehtë ta mposhtësh Liverpoolin, ata kanë gjetur një mënyrë për t’i fituar ndeshjet”, tha ai.
Rekordi tjetër që Liverpooli e synon, është ai i Arsenalit në sezonin 2003/04, që kishte përfunduar edicionin pa humbje, kur kanë kaluar 23 xhiro këtë sezon, Liverpooli ende s’di për humbje.
Ekipi i Klopp synon titullin pas 30 viteve dhe është rrugës për ta arritur atë tashme me shumë rekorde mbi supe, pasi ka shkuar 23 ndeshje pa humbje, 22 fitore dhe një barazim – diçka që se kishin arritur askush pas 23 ndeshjeve të para në Angli.