ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 1 hour ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 1 hour ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 1 hour ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 1 hour ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

“Edhe nëse i kalon pushimet me Putinin, duhet ta përfundosh luftën në mënyrë të drejtë”

albnews by albnews
4 June, 2025
in Bota
0
“Edhe nëse i kalon pushimet me Putinin, duhet ta përfundosh luftën në mënyrë të drejtë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Senatori amerikan Lindsey Graham, i cili ka ndikim të madh në Washington, flet për një gazetë gjermane mbi planet e tij për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë.

RelatedPosts

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi në një intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se synon t’i ndihmojë presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës në Ukrainë në mënyrë të ndershme. Kësisoj, sipas tij, mund të shmangen konflikte të tjera si ai mes Kinës dhe Tajvanit. Ai e konsideron tërheqjen amerikane nga Afganistani si një faktor që e ka bërë Rusinë edhe më agresive, po ashtu Iranin dhe Kinën: “Tërheqja jonë nga Afganistani pati pasoja katastrofike”, tha Graham.

Ai tha se sa i përket Ukrainës, i ka dhënë Trumpit këtë porosi: “Edhe nëse i kalon pushimet me Putinin, duhet ta përfundosh luftën në mënyrë të drejtë”. Graham është i bindur se bisedimet po bëhen të pakuptimta, sepse Rusia po përgatitet për një ofensivë të re: “Rusët po përgatiten për të pushtuar më shumë territor me forcë”.

Graham është duke punuar në formulimin e një projektligji për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë dhe vendeve që bashkëpunojnë me këtë shtet, duke përfshirë tarifa “drakonike” prej 500 për qind për çdo vend që importon energji ruse. Ai thotë se këto shtetet duhet të zgjedhin a duan të ndihmojnë Rusinë apo të kenë qasje në tregun amerikan. “Kush ndihmon Rusinë është i keq. Kush ndihmon Ukrainën është i mirë”, deklaroi Graham.

Politikani amerikan është i kënaqur me unitetin mes shteteve europiane. “80 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shteti modern gjerman është pjesë e zgjidhjes për botën, jo pjesë e problemit”, tha ai.

Për kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili këtë të enjte do të takojë Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Graham ka këtë këshillë: të falënderojë Trumpin për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë. Po ashtu, sipas tij, “Merz duhet t’i thotë presidentit se Gjermania është e gatshme të paguajë; se Europa është e gatshme të përballojë disa dhimbje”.

Lindsey Graham e mbrojti qëndrimin e Trumpit ndaj diktatorit rus si përpjekje për ta sjellë atë në tryezën e negociatave duke i premtuar një karotë. Po ashtu Graham tha se nuk e sheh si problematike qasjen e ashpër të Trumpit ndaj presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski nëse rezultati në fund është i drejtë.

“Nëse ai (Trump) e përfundon këtë luftë në një mënyrë që të duket si shpërblim për agresionin, ai do të përjetojë më shumë agresion”, paralajmëroi Graham.

Ai e përshkroi veten si “një republikan tradicional” që ka shërbyer si ushtar në Gjermni në vitet 1980-të dhe që beson në forcimin e NATO-s dhe bashkëpunimin e SHBA-së me Europën: “NATO është një forcë për të mirën, ndoshta organizata më e suksesshme për lirinë në historinë e botës”, tha ai. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result