E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se lojtari francez Rayan Cherki do të kalojë nga Lyon te Manchester City.  

Sipas raportimeve të L’Équipé, klubi anglez ka arritur një marrëveshje me Lyon për një paketë prej 35 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuse shtesë. 

Cherki, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Manchester City, shihet si një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës, veçanërisht pas largimit të Kevin De Bruyne. Lojtari 21-vjeçar, pritet të sjellë kreativitet në mesfushë. 

Transferimi vjen ndërsa Manchester City përgatitet për Kupën e Botës për Klube, me dokumentet që po përgatiten për të finalizuar marrëveshjen në kohë.  

Cherki zgjodhi Manchester City përpara interesimit nga klube të tjera si Liverpool, Chelsea dhe Borussia Dortmund.

Share This Article