ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 7 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 7 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 7 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 7 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Nga rritja e pagave e deri te përgatitja për zgjedhjet e reja, çfarë parasheh plani i LDK-së për Qeverinë e tranzicionit?

albnews by albnews
12 June, 2025
in Kosova
0
Nga rritja e pagave e deri te përgatitja për zgjedhjet e reja, çfarë parasheh plani i LDK-së për Qeverinë e tranzicionit?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpalosur programin për Qeverinë e Unitetit, duke deklaruar se Kosova është në krizë politike.

Më poshtë agjenda e plotë e propozuar nga Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiakizimi i tyre

Përmbyllja e zgjedhjes së vendeve vakante në të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese që presin votimin e Kuvendit të Kosovës, është ishte prioriteti i parë i unitetit gjithëpartiak. Theks i veçantë do t’i vihet zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i vendeve vakante, përmes një procesi të përshpejtuar zgjedhor në Kuvend, në mënyrë që të evitohet paralizimi i këtij institucioni.

Qeveria e Unitetit do të merret dhe me departiakizimi e institucioneve të pavarura, nëpërmjet emërimit të drejtuesve me kredibilitet profesional dhe etik në të gjitha pozitat në të cilat sot ka ushtrues detyre.

Pjesë e angazhimit do të jetë dhe riformatimi i plotë i bordeve të institucioneve që i raportojnë Kuvendit, si dhe i ndërmarrjeve publike qendrore, me përfaqësues kredibilë, apartiakë, profesionistë dhe të paanshëm; duke i dhënë kështu subjekteve të pavarura frymëmarrje nga influenca partiake.

2. Rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të Pagave

Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, punonjësit e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke rikthyer dinjitetin institucional të shërbimit publik, është prioritet në periudhën kalimtare. Zbatimi i Ligjit të Pagave dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës.

3. Pako emergjente për menaxhimin e krizës energjetike

Në fokus të veçantë të Qeverisë do të jetë miratimi i një pakoje gjithëpërfshirëse për përballimin e krizës energjetike nga qytetarët e vendit, përfshirë mbështetje financiare për familjet me të ardhura të ulëta, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe gjetjen e zgjidhjes së përshtatshme për sektorin privat në drejtim të operimit të tyre në treg të lirë.

4. Nisja e projektit kombëtar të gazifikimit të Kosovës

Qeveria e Unitetit do të niste hartimin dhe miratimin e Planit Kombëtar të Gazifikimit të Kosovës. Fillimi i procedurave për ndërtimin e centralit me gaz, si dhe konceptprojekti për gazifikimin e Kosovës do të shërbejnë si zotime afatgjata politike të secilit subjekt në vend, pas periudhës kalimtare. Lidhja strategjike e Kosovës me rrjetin transrajonal të gazit natyror, në bashkëpunim me partnerët amerikanë, si pjesë e transformimit afatgjatë të sektorit energjetik, është prioritet nacional i Kosovës.

5. Rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive

Kthimi i besimit politik me BE-në dhe SHBA-në, përmes një qasjeje të përgjegjshme shtetërore, në funksion të heqjes së masave ndëshkuese dhe rivendosjes së marrëdhënieve strategjike me aleatët euroatlantikë.

Në këtë drejtim, do të përgatitet një platformë unike shtetërore për dialogun me Serbinë, e ndërtuar mbi dakordimin e brendshëm politik dhe në koordinim me aleatët perëndimorë, duke vënë në fokus kushtetutshmërinë e Kosovës, integritetin territorial si dhe sovranitetitn e plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e vet.

Qeveria e Unitetit Kombëtar po ashtu do të ndërmarrë ristrukturimin e plotë të shërbimit diplomatik të Kosovës, duke rikthyer profesionalizmin dhe shkëputur përfundimisht diplomacinë nga emërimet joprofesionale.

Në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike, Kosova do të riafirmojë pozicionin e saj euroatlantik përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Në këtë drejtim, do të ndërmerren hapa konkretë për zgjerimin e rrjetit diplomatik, hapjen e ambasadave në rajone strategjike, si dhe për krijimin e një diplomacie ekonomike e kulturore që promovon Kosovën në skenën ndërkombëtare, në veçanti në kryeqendrat botërore. Në të njëjtën kohë, Kosova do të angazhohet fuqimisht në organizata rajonale dhe globale si pjesë e një vizioni të ri për diplomacinë shtetërore që vepron, bind dhe ndërton aleanca të qëndrueshme.

6. Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës

Hapja e rrugës për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës me shtete partnere, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare, me qëllim implementimin e projekteve afatgjate.

7. Fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë

Qeveria e Unitetit Kombëtar do të ndërmarrë hapat e parë konkretë për fillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë; fillimisht nëpërmjet miratimit të infrastrukturës ligjore kushtetuese të nevojshme, dhe më pas me implementimin e pilot procesit të vettingut.

8. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë

Qeveria e Unitetit, do të heqë të gjitha pengesat burokratike të projekteve madhore kombëtare. Prioritet të veçantë do t’i jepej projektit të Unazës së Jashtme të Prishtinës, ndërtimit të Spitalit të Ri të Kosovës; ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Sportit, si dhe ndarjes së buxhetit për trajtimit të deponive të mbeturinave në tërë vendin. Implementimi i të gjitha projekteve të mëdha kapitale, infrastrukturore, me theks të veçantë rrugët, magjistralet e autostradat ndërlidhëse mes qyteteve të Kosovës, do të kenë prioritet në gjithë periudhën kalimtare.

Këto projekte synojnë gjenerimin e punësimit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e infrastrukturës publike.

9. Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional

Fillimi i një procesi gjithëpërfshirës për shqyrtimin e dispozitave kushtetuese që lidhen me funksionalitetin institucional, ndarjen e pushteteve dhe stabilitetin demokratik, do të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Qeverinë e Unitetit.

Prioritet do t’i jepej krijimit nga Kuvendi i Kosovës të një komisioni ad-hoc, me përbërje profesionale dhe përfaqësim të gjerë politik, me mandat përgatitjen e propozimeve për reformë kushtetuese, me fokus te: a) përcaktimi i qartë i procedurave funksionale për konstituimin e Kuvendit; b) sigurimi i balancës dhe kontrollit efikas ndërmjet pushteteve; dhe c) evtimi i bllokadave institucionale.

10. Fillimi i reformës në arsim

Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Reformës së Thellë të Arsimit, duke filluar nga riorganizimi i rrjetit të shkollave, deri te organizimi i mësimit tërëditor në qytetet e Kosovës. Kjo strategji, me t’u hartuar, do të shërbente si udhëzim i qeverisë e qeverive të ardhme të Kosovës, duke shprehur në thelb koncensusin e thellë politik mbi reformën e domosdoshme në fushën më të rëndësishme për brezat e ardhshëm.

11. Përgatitjet institucionale për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Themelimi i mekanizmave ndërinstitucionalë dhe nisja e procedurave për ndërtimin e infrastrukturës sportive, akomodimin dhe logjistikën për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare që ka pritur ndonjëherë Kosova.

12. Reforma Strategjike e Sigurisë dhe e Mbrojtjes

Qeveria e Unitetit Kombëtar do të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky proces do të fillojë me azhurnimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë së Mbrojtjes, në përputhje me realitetet e reja rajonale dhe globale. Po ashtu, do të zhvillohet vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese drejt ristrukturimit të organikave institucionale të institucioneve sigurisë, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Inteligjencës dhe agjencitë mbështetëse, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe ndërveprueshmërisë institucionale.

Kosova do të forcojë kapacitetet për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, duke ndërtuar strategji të reja për integrim në NATO, intensifikim të bashkëpunimit në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe anëtarësim të plotë në INTERPOL dhe agjenci të tjera globale të sigurisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet adaptimit të teknologjive të reja për qëllime mbrojtjeje dhe inteligjencë, përfshirë platformat digjitale, sistemet mbikëqyrëse dhe automatizimin në fushën e analizës së rrezikut. Në këtë frymë, siguria kibernetike do të ketë përparësi, për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme në mbrojtjen e hapësirës digjitale të Kosovës.

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave

Ndryshimet e nevojshme legjislative, përfshirë ndarjen e një buxheti të veçantë për adresimin e kërkesave të kontratës kolektive në të gjitha komunat dhe zgjidhja e këtij problemi të akumuluar në të gjithë vendin.

14. Përgatitja për zgjedhje të rregullta dhe të lira demokratike brenda 10 muajve

Reformimi i procesit zgjedhor për rritjen e integritetit, gjithëpërfshirjes dhe besimit publik. Organizimi i zgjedhjeve parlamentare brenda 10 muajve, nën mbikëqyrje të brendshme dhe ndërkombëtare.

15. Mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare

Themelimi i një mekanizmi të posaçëm monitorues, me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe mediave, për të raportuar çdo tre muaj mbi zbatimin e kësaj agjende qeverisëse.

Ky mekanizëm do të publikojë raporte periodike mbi progresin, pengesat dhe do të jetë garanci për qëllimin e përbashkët, një tranzicion të suksesshëm dhe transparent.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result