Arrestohet një person në oborrin e Kuvendit – po intervistohet nga Policia

albnews
By
1 Min Read

Një person është arrestuar në oborrin e Kuvendit sot më 19.06.2025 dhe i njëjti është duke u intervistuar.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Një person është arrestuar nga ana e policisë në afërsi të Kuvendit, i njëjti po intervistohet nga ana e zyrtarëve kompetent”- tha Ahmeti për KALLXO.com.

Megjithatë, detaje të tjera rreth këtij arrestimi Ahmeti tha se do të bëhen të ditura pasi të përfundojë intervistimi i personit të arrestuar.

Ky arrestim ndodhi në ditën kur deputet e zgjedhur u takuan për të 34-tën herë në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Edhe kjo përpjekje dështoi, pas që Komisioni për Votimin e Fshehtë nuk kaloi as pas 26 tentimeve.

Share This Article