Kryeministri irlandez, Leo Varadkar i kërkoi sot Bashkimit Evropian të mbrojë interesat e vendit të tij gjatë negociatave, pasi Britania të nisë largimin nga Blloku.
Varadkar tha se diskutoi me Michel Barnier, negociatorin kryesor të BE-së për Brexit-it, sfidat e veçanta të Irlandës menjëherë pasi Britania të fillojë tërheqjen e saj zyrtare nga BE të premten.
“I kërkova Michelit që të vazhdojë të marrë në konsideratë interesat e Irlandës gjatë fazës tjetër”, tha ai për gazetarët, pas takimit me Barnier në Dublin.
Politikanët kanë paralajmëruar se Brexit mund ta godasë Irlandën edhe më shumë se Britaninë e Madhe, veçanërisht nëse Londra nuk është në gjendje të pajtohet për një marrëveshje mbi tregtinë e ardhshme me Brukselin.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka këmbëngulur se do t’i përfundojë negociatat e ndërlikuara dhe do të sigurojë një marrëveshje liberale të tregtisë së lirë me BE deri në fund të këtij viti, duke përjashtuar çdo zgjatje.