ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 7 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 7 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 7 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 7 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 9 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania mbledh në Belfast mbi 15 ministra të Jashtëm, diskutohet për Ballkanin

albnews by albnews
8 August, 2025
in UK
0
Britania mbledh në Belfast mbi 15 ministra të Jashtëm, diskutohet për Ballkanin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kështjella historike Hillsborough e Irlandës së Veriut do të ofrojë hapësirën për një takim të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor më vonë këtë vit.

Kështu njoftoi ministria e Jashtme britanike, e cila theksoi se qeveria po e vendos pajtimin e qëndrueshëm midis fqinjëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të diskutimeve, ndërsa rajoni përballet me kërcënime në rritje nga paqëndrueshmëria, korrupsioni dhe bandat kriminale që kompromentojnë sigurinë dhe rritjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, do të mirëpresë mbi 15 ministra evropianë në Belfast nga 8 tetori, për të udhëhequr bisedimet për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë kolektive të Evropës dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe bandat e kontrabandës së njerëzve.

RelatedPosts

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

“Me mosmarrëveshjet e pazgjidhura dhe tensionet etnike në rritje në Ballkanin Perëndimor që sfidojnë aspiratat evropiane dhe e lënë rajonin të prekshëm ndaj ndikimit të keq, Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në përvojat e procesit të paqes dhe shembujt praktikë të kohezionit ndërkomunitar të pranishëm në Irlandën e Veriut sot”, u tha në njoftimin e MPJ-së britanike, raporton Klankosova.tv.

“Kështjella Hillsborough është një kujtesë prekëse e fuqisë së diplomacisë për të transformuar konfliktin dhe përçarjen në paqe dhe bashkëpunim afatgjatë”.

“Duke shfrytëzuar përvojën e Irlandës së Veriut, shpresojmë të mbështesim partnerët në Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer sfidat e së kaluarës përmes pajtimit kuptimplotë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”.

“Si pjesë e Planit për Ndryshim, kjo qeveri është e përkushtuar për forcimin e partneriteteve me Evropën, duke siguruar themele të forta të stabilitetit ekonomik, kufijve të sigurt dhe sigurisë kombëtare”, tha Sekretari i Jashtëm David Lammy.

Ndërkaq, Sekretarja e Shtetit për Irlandën e Veriut, Hilary Benn, tha se përvoja e Irlandës së Veriut në sigurimin e paqes përmes Marrëveshjes së të Premtes së Madhe pas dekadash konflikti ka vendosur një shembull të fuqishëm pajtimi për botën.

“Kjo ofron një trashëgimi shprese, si dhe përvojë praktike, të cilën besoj se do të jetë e paçmuar për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ata përshkojnë një rrugë të ngjashme drejt paqes dhe prosperitetit”.

“Si një forum i hershëm për ndërtimin e paqes dhe politikën, është e përshtatshme që Kështjella Hillsborough është zgjedhur për të pritur këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare”, u shpreh Benn.

Laura McCorry, Drejtoreshë e Kështjellës Hillsborough, tha se për shekuj me radhë, Kështjella Hillsborough ka qenë një vend ku njerëzit bashkohen për të formësuar një të ardhme të përbashkët.

“Kështjella qëndron si një dëshmi e gjallë e fuqisë së dialogut dhe pajtimit në një vend ku paqja është fituar me vështirësi. Shpresojmë se do të ofrojë një mjedis frymëzues për takimin dhe mezi presim të mirëpresim Ministrat këtë vjeshtë”, deklaroi McCorry.

MPJ-ja britanike thotë se Mbretëria e Bashkuar ka një rol të gjatë dhe një trashëgimi të rëndësishme në promovimin e sigurisë në rajon, përfshirë në Kosovë, ku ka ruajtur një prani përmes misionit të KFOR-it nga viti 1999.

Më tej, në këtë komunikatë thuhet se që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka rritur angazhimin me vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar Planin për Ndryshim, duke përfshirë shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës së njerëzve që shfrytëzojnë rajonin si një portë hyrëse për në Evropë.

“Vetëm në vitin 2024, më shumë se 55,000 njerëz u trafikuan në vende të tjera përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor. Kjo qeveri po ndërmerr hapa praktikë për të bërë ndryshime, duke përfshirë një marrëveshje të përbashkët mbi krimin e organizuar të imigracionit të nënshkruar me Serbinë gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm në rajon në prill, kur ai vizitoi edhe Kosovën”.

Në njoftim thuhet po ashtu se në maj të këtij viti, ministri i Jashtëm britanik David Lammy vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën mes paqëndrueshmërisë politike në vend, pjesë e aktivitetit dhe angazhimit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq këtë vit, sipas njoftimit, “kryeministri ka zgjeruar gjithashtu Task Forcën e Përbashkët për Migracionin me Shqipërinë dhe Kosovën për të përfshirë Maqedoninë e Veriut. Task forca bashkon specialistë nga vendet e përfshira për të hartuar dhe ekzekutuar operacione për të zbuluar, penguar dhe menaxhuar migracionin e paligjshëm”.

Për më tepër, MPJ-ja tha se muajin e kaluar, Qeveria nisi regjimin e parë të sanksioneve në botë që synonte kriminelët e migracionit të parregullt dhe trafikimit – përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor – duke ndjekur drejtpërdrejt rrjetet e liga që përfitojnë nga mjerimi njerëzor.

“Takimi i Ministrave të Jashtëm është pjesë e kryesimit të Mbretërisë së Bashkuar të Procesit të Berlinit në vitin 2025: forumi kyç ndërkombëtar i iniciuar nga Gjermania që bashkon të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me vendet partnere evropiane për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, tha MPJ-ja britanike, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu në tetor, Sekretari i Brendshëm britanik do të organizojë një takim të Ministrave të Brendshëm të fokusuar në migracionin, dhe kryeministri Starmer do të organizojë një Samit të Liderëve në Londër.

Zona ku gjendet Kështjella Hillsborough, në County Down, ka qenë vendi i momenteve të rëndësishme në politikën britanike dhe irlandeze, përfshirë negociatat intensive që shpëtuan bisedimet për paqe nga dështimi, duke zgjidhur dekada ndarjeje mes komuniteteve të Irlandës së Veriut dhe duke hapur rrugën për Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të Belfastit, të nënshkruar më 1998 gjatë qeverisë së fundit laburiste.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result