Pompeo: Huawei i autorizuar nga Londra krijon rrezik real

albnews
By
1 Min Read

Ndërfutja e grupit kinez Huawei, aktor kryesor në rrjetin 5G, në vendet perëndimore, krijon një rrezik të vërtetë, sipas kryediplomatit amerikan, Mike Pompeo, në vizitë në Londër.

Vizita e tij vjen një ditë pasi autoritetet britanike i hapën dritën jeshile pjesëmarrjes së kufizuar të gjigantit kinez në rrjetin 5G, në Britaninë e Madhe, duke injoruar presionin e Uashingtonit.

“Pikëpamja jonë është se ndërfutja e Huawei-t në sistem krijon një rrezik të vërtetë. Ai është zgjatim i Partisë Komuniste kineze, që i nënshtrohet detyrimit ligjor për t’i dhënë informacion Partisë Komuniste kineze” deklaroi Pompeo.

Sidoqoftë, kreu i Diplomacisë amerikane pranoi se, së pari, ishte i nevojshëm vlerësimi i asaj çfarë ka autorizuar apo jo saktësisht Londra.

Share This Article