Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Melburn të Australisë, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur.

Sipas policisë së Viktorias, sulmet ndodhën në dy lokacione të afërta. Fëmija 12-vjeçar u gjet i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes së ambulancës. Viktima tjetër, 15 vjeç, u gjet i pajetë pak më vonë në një rrugë pranë vendit të parë të krimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autorët janë rreth tetë persona me fytyra të mbuluara. Viktimat nuk kishin lidhje me ndonjë grup kriminal, çka e bën aktin edhe më të pakuptimtë.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo një ngatërrim identiteti. Deri më tani, askush nuk është arrestuar. 

Share This Article